• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ “Vaterloja” e sotme në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së: Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht

by A. Q
22/10/2026 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën, Besart Xhaferrin, pasi tensioneve dhe kaosit të shkaktuar sot në Kuvend.

TCH informon se po ashtu përjashtim me 10 ditë kërkojnë edhe për 14 deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi.

“I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, Të nderuar anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 22 tetor 2026, që në fillim të seancës plenare u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cënuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.

Siç duket edhe nga pamjet dhe videot bashkangjitur kësaj kërkese, por edhe nga publikimet në media, sapo po lexohej Rendi i Ditës nga drejtuesi i seancës deputeti Flamur Noka i është drejtuar foltores, duke goditur mbi të, dëmtuar mikrofonin e foltores dhe më pas i’u drejtua me fjalë fyese Kryetarit të Kuvendit.

Në vijim këto veprimeve të rënda të kryera nga deputeti Flamur Noka, u mbështetën edhe nga deputetë të tjerë anëtarë të grupeve parlamentare të opozitës. Në momentin që filloi votimi i kalendarit dhe programit të Kuvendit, deputeti Belind Këlliçi mbajti qëndrimin kundër në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në kushtet që kishte bllokuar foltoren në bashkëpunim me deputetë të tjerë të opozitës. Sipas procedurës Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zotit Taulant Balla.

Në këtë moment deputeti Belind Këlliçi, jo vetëm që nuk liroi foltoren por shkuli pajisjet e foltores dhe me to vijoi të godiste foltoren. Sapo zoti Balla filloi të fliste deputeti Flamur Noka ka sulmuar fizikisht deputetët me shishe uji deputetët e Partisë Socialiste.

Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj., janë sulmuar dhe fyer nga këta deputetë gjatë procesit të votimit. Gjithashtu deputetët, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjesë në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Sjellja e këtyre deputetëve përbën shkelje të rënda të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare, duke cenuar autoritetin e Kuvendit dhe kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë parlamentare. Veprimet e deputetëve të sipërcituar u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme nga deputetë të tjerë të opozitës, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës së votimit”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PS.

Next Post
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In