• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD-LSI, dramat paralele pas 25 Qershorit

by A R
29/06/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Zgjedhjet e fundit prodhuan dy drama në partitë kryesore pas asaj që realisht doli forcë e parë. Marrja e 74 mandateve nga Partia Socialiste bëri që shpresat për t’u bërë pjesë e qeverisjes së ardhshme të shuhen si në Partinë Demokratike, ashtu edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Madje sipas çfarëdolloj kalkulimi, një koalicion i këtyre të dyjave si tentativë për largimin e Ramës nga politika, nuk arrin dot numrat.

Duket se rezultati i zgjedhjeve prodhoi dy drama paralele në forcën e dytë dhe të tretë politike pas 25 Qershorit. Madje, PD doli forcë e tretë në Berat, ndërsa LSI doli forcë e katërt në Shkodër, Elbasan dhe Dibër. Këto goditje, por edhe humbja e bastit me veten se Rama nuk do t’i arrinte 71 mandate me këtë sistem zgjedhor kanë bërë tashmë që PD dhe LSI të jenë pa kryetarë.

Ndërkohë që Lulzim Basha e ka “ngrirë” funksionin e tij politik duke shpallur garën për kryetar të Partisë Demokratike, kreu i LSI Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen. Një akt shumë demokratik në pamje të parë, por aspak i dhimbshëm kur mendon se qëndroi si i tillë vetëm 1 muaj e gjysmë.

Tashmë kemi një garë të stisur në Partinë Demokratike ku në kundërshtim me statutin, Basha po nxiton t’i shmanget analizës së humbjes dhe ballafaqimit me forume. Duke larë duart si Pons Pilati, “kryetari i ngrirë” po përpiqet ta legjitimojë pozicionin e tij në krye të PD-së. Këtë herë si  i zgjedhur pavarësisht humbjes dhe jo si i emëruar nga Berisha, sikurse ndodhi 4 vitë më parë. Përballë Bashës qëndrojnë “rebelët” që më shumë sesa mllef, po shfaqin këmbëngulje për të mos i bërë gjërat rrëmbimthi.

Në dramën e LSI-së priten zhvillime të reja. Sikurse Petrit Vasili u zgjodh me vrull në një Konventë me ngritje duarsh dhe jo me votë, ashtu pritet të ndodhë edhe zëvendësimi i tij.

LSI njoftoi zyrtarisht se do të jetë Monika Kryemadhi kandidatura zyrtare për postin e kryetarit. Një zgjedhje kjo që nuk krijon asnjë problem sa i përket vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim, por që hedh hije dyshimi për përplesjen institucionale që krijon me kreun e ri të shtetit, duke qenë se Kryemadhi është bashkëshortja e Ilir Metës.

Orët dhe ditët në vazhdim do t’i vënë disa pika mbi “i”-të e pafundme të opozitës së re, që lindi një ditë të nxehtë qershori. /JavaNews

Next Post
U dënua për korrupsion, lirohet ish-kryeministri izraelit Olmert

U dënua për korrupsion, lirohet ish-kryeministri izraelit Olmert

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In