• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Partia e Haradinajt negociata për afrimin e Shpend Ahmetit nga VV

by A R
26/01/2018 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshiron ta ketë në radhët e saj Shpend Ahmetin, kryetarin aktual të Prishtinës. Ky i fundit thuhet se është përfshirë në një debat brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë mundësi po përpiqet ta shfrytëzojë partia e kryeministrit Haradinaj. Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj tradicionalisht kanë pasur raporte të mira mes vete. Madje, para krijimit të FER-it, Ahmeti kishte negociuar kalimin e tij në AAK. Blerim Kuçi, i cili thuhet se po negocion me Ahmetin, ka folur për Express-in. “Po, kemi afërsi me Ahmetin”, ka thënë ai. Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, thotë se janë duke përcjellë zhvillimet brenda VV-së. Megjithëse, sipas tij, nuk i gëzohen aspak kësaj krize, AAK-ja po pret se si do të rezultojë. “Pasi të shohim që kanë marrë ndonjë vendim, atëherë ne do të bisedojmë”, i tha Blerim Kuçi Gazeta Express përmes telefonit, i pyetur nëse AAK-ja i ka bërë ftesë Ahmetit për të aderuar.

“Me sa di unë ftesë nuk ka, por afërsi ka”, tha ai. “Ne kemi afërsi (me Shpend Ahmetin) Afërsi kemi, por asgjë zyrtare nuk ka”, përsëriti deputeti i AAK-së, i pyetur për negociatat mes kryetarit të kryeqytetit me partinë e kryeministrit. Përplasjet të pasuara me dorëheqje në VV kanë rritur gjasat që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të marrë rreshtim të ri politik. AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj, sërish përmendet si opsioni më real që Ahmeti të vazhdojë rrugëtimin e tij politik. Madje, Ahmeti ka edhe një “borxh” ndaj partisë që sot bashkë më PDK-në e Nismën drejtojnë vendin. Ramush Haradinaj, sot kryeministër, në vitin 2016 kishte hequr dorë nga ambicia e tij për shef të ekzekutivit, vetëm që Ahmeti të kandidohet për këtë post nga blloku i asokohshëm opozitar VV-AAK-Nisma.
E pikërisht kjo kishte ndarë bllokun që shihej si shpresë për largimin e PDK-së nga pushteti një dekadë.

Dardan Molliqaj, ish-sekretar organizativ i VV-së, kishte kundërshtuar që Ahmeti të jetë kandidati konsensual për kryeministër i bllokut opozitar. Madje, këtë e kishte shprehur edhe me arrogancë e britma fyese, në një takim në oden e Haradinajve, në shkurt të vitit 2016. Për dramën e asaj nate deri më tash kanë folur nikoqiri Ramush Haradinaj e Bilall Sherifi me të cilin Molliqaj e kishte nisur përplasjen. Por edhe vetë tashmë i dorëhequri nga VV-ja kishte dhënë versionin e tij. I vetmi që ende nuk ka folur, as pas dy vjetësh, është Shpend Ahmeti. Mbase, tash kur Molliqaj po mundohet ta bindë atë të rreshtohet në krahun e tij kundër “babë” Albinit, Ahmeti do ta thotë fjalën e tij./a.m.

Next Post
Shqiptari tenton vetëvrasjen, pret damarët në qelitë e Greqisë

Verifikimi, 150 gardianë burgjesh me dëshmi false penaliteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

September 29, 2026
Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com