• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

by A. Q
29/09/2026 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“PriceWatch Albania”, platforma e re që synon të rrisë transparencën mbi çmimet e ushqimeve bazë, pritet të bëhet aktive në fillim të tetorit.

Qytetarët do të mund të krahasojnë çmimet nga prodhimi deri te pika e shitjes, ndërsa institucionet do të monitorojnë lëvizjet përgjatë zinxhirit. Synimi është rritja e konkurrencës dhe frenimi i abuzimeve me çmimet.

“Jemi duke punuar me importuesit, prodhuesit dhe marketet për një listë produktesh që do të tregtohen për 3 muaj me çmime fikse dhe me një fitim minimal. Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit të kemi live çmimet e 160 produkteve ushqimore. Jemi duke akorduar me marketet kryesore listën finale të shportës, e cila do të ketë ushqime dhe produkte të higjienës që përdoren kryesisht nga familjet shqiptare”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në konferencën për mediet, ministrja solli në vëmendje edhe projektin e strehimit, përmes të cilit 4 mijë çifte të reja do të mund të përfitojnë kredi pa interesa.

“Ne jemi ende duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin. Ky ligj pritet të miratohet brenda mesit të tetorit, ndërkohë që ne po punojmë paralelisht për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugën thirrjes për programin e strehimit, kreditë e buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave. Instrumente të tillë janë përdorur edhe më parë.”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Teksa paraqiti shifrat e ecurisë ekonomike, të cilat i cilësoi si “pozitive”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, argumentoi se situata do të ishte “edhe më mirë” nëse nuk do të ishin protestat.

“Sipas muajve, ka pasur ndryshime në besimin e biznesit dhe konsumatorit, por pranë mesatareve historike. Ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, sidomos ato në qershor, kur protestat ishin në nivele më të larta, patën një ndikim te besimi i biznesit dhe ecuria e tij, sepse gjatë qershorit ka pasur një nivel të lartë anulimesh në turizëm. Pra, pa diskutim që në atë muaj ka pasur lëkundje të besimit të biznesit, i cili ka ardhur duke u rikuperuar.”, Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në konferencën për shtyp, ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026, ministrja Ibrahimaj deklaroi se fluksi i investimeve të huaja direkte ishte 50 për qind më i lartë se një vit më parë, por mbi gjysma e tyre shkuan në pasuritë e paluajtshme. /A2/

Next Post
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In