• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

by A. Q
29/09/2026 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zhvillim i papritur ka përmbysur pistën kryesore të hetimit rreth incidentit të ndodhur pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford, e përdorur gjithashtu nga forcat ushtarake të SHBA-së.

Sipas raportimeve të mediave, pas kontrolleve të hollësishme në tre furgonët e bllokuar nuk është gjetur asnjë lëndë eksplozive apo aparat shpërthyes funksional.

Pesë personat e ndaluar që ishin nën dyshimin e kryerjes së veprave me prapavijë terroriste, të gjithë qytetarë britanikë të moshës 23 deri në 25 vjeç, janë liruar me kusht. Hetuesit gjetën brenda automjeteve fuçi bosh të destinuara për marrjen e karburantit të vjedhur, një element ky që lidhet me vjedhjet e shpeshta të “dizelit bujqësor” në atë zonë rurale.

“Le të jem i qartë: kjo nuk do të thotë që hetimi ka mbaruar. Ata që u liruan mbeten subjekt i kushteve të rrepta në lidhje me udhëtimin dhe kontaktin e tyre me të tjerët, ndërsa ne shqyrtojmë pista të shumta”, tha Laurence Taylor, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar

Pavarësisht gjetjeve primare mbi vjedhjen e karburantit, incidenti ngriti shqetësime të nivelit të lartë diplomatik dhe të sigurisë, duke nxitur thirrjen e një mbledhjeje të njësisë britanike të reagimit ndaj krizave (Cobra) nga Kryeministri Andy Burnham.

Nga krahun tjetër të Atlantikut, zyrtarë të lartë amerikanë e trajtuan ngjarjen me seriozitet maksimal ushtarak.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se ngjarja përbënte një situatë shumë serioze ku “është e përfshirë qartësisht dora e një aktori të huaj”.

Ambasada e Iranit në Mbretërinë e Bashkuar reagoi zyrtarisht duke mohuar kategorikisht çdo lidhje apo përfshirje të Teheranit në këtë ngjarje.

Dëshmia e fermeres dhe reagimi i qeverisë

Alarmi fillestar u dha nga një banore e zonës, e cila vuri re persona të maskuar me kapuç pranë furgonëve të parkuara pak metra larg shtëpive të banimit. Pas telefonatës së saj në numrin e urgjencës 999, trupat e armatosura të policisë mbërritën brenda pak minutave.

Dëshmitarja e ngjarjes shprehu kritika ndaj masave preventive të sigurisë, duke deklaruar se autoritetet ishin të përqendruara vetëm te mbrojtja e bazës ushtarake dhe jo te siguria e fshatit përreth.

“Jam absolutisht e habitur që më takonte mua, një qytetare e thjeshtë, ta vëreja dhe ta raportoja këtë. Besoj se thirrja ime në 999 prishi çdo plan që ata kishin në mendje.”, tha dëshmitarja nga komuniteti lokal për BBC.

Për t’u përgjigjur këtyre kritikave, Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, kërkoi maturi në interpretime, duke e cilësuar dëshminë e fermeres si një “pamje të pjesshme të ngjarjeve” dhe konfirmoi se hetimet e policisë kundër terrorizmit vazhdojnë në rrugë zyrtare.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In