Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi sot zhvillime interesante, gjatë një konference për shtyp me kreun e policisë gjermane.
Xhafaj iu kërkoi gazetarëve që të ndjekin me vëmendje zhvillimet në polici, pasi do të ketë lajme interesante.
“T’ju jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha ministri
Por kush janë operacionet që pritet të finalizohet?
Mediat raportojnë se“Forca e Ligjit” në bashkëpunim me policinë gjermane, po zhvillojnë aktualisht dy megaoperacione, njëri antidrogë, kryesisht kundër drogave të forta si kokaina, ndërsa tjetri nuk specifikohet, pasi po mbahet sekret nga policia shqiptare.
Aktualisht operacioni po zhvillohet si në Shqipëri dhe në Gjermani.
Javanews/a.ç