• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Papa Klementi XI në Akademinë e shkencave

by Ilir Yzeiri
16/07/2021 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

300 vjet më parë, pikërisht më 19 mars 1721, u nda nga jeta Gjon Françesk Albani ose Papa Klementi XI me origjinë shqiptare, një ndër katër Papët që kanë drejtuar më gjatë Selinë e shenjtë. Ai e drejtoi atë për 21 vjet dhe renditet pas Shën Pjetrit që e drejtoi për 35 vjet, Papa Piut IX me 31 vjet dhe Papa Gjon Pali II me 26 vjet.

Për të përkujtuar këtë figurë që mund të vendoset në radhën e epërme të panteonit shqiptar, atje ku zakonisht rrinë profetët dhe etërit e një kombi, Akademia e Shkencave dhe Nunciatura Apostolike e Vatikanit në Tiranë organizuan një konferencë shkencore jubilare me titull “Papa Klementi XI dhe Shqipëria”. I pari përshëndeti zoti Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave, cili përmendi sidomos se ndër shumë e shumë merita, Papa Klementit të 11-të duhet t’i njohim përfundimisht përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues të Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit.

Misionarët e dërguar prej tij për të marrë pjesë në këtë kuvend, hartues fjalorësh e gramatikash të hershme, e stabilizuan emrin e ri të popullit në një kohë që emërtimet e vjetra ishin bërë të ngushta për t’i përfshirë të gjithë, pavarësisht dallimeve fetare, rajonale e kulturore. Ky ishte një akt epokal rihomogjenizimi, pas dallimeve që kishte shkaktuar sundimi disashekullor otoman.

Ndërsa Arqipeshkvi Luixhi Bonaci (Luigi Bonazzi), Nunci apostolik në Shqipëri, përmendi lidhjet e Vatikanit me Shqipërinë dhe, duke vlerësuar figurën e Papa Klementit XI, theksoi se ai bën krenar jo vetëm Shqipërinë dhe rrënjët arbërore me të cilat mburrej dhe i përmendte vazhdimisht, por Papa Klementi XI mbahet edhe si një reformator i madh i Kishës Katolike dhe vlerësohet sidomos për integritetin e vlerave që u mundua të përfshijë në drejtimin e saj. Për këtë ai përmendi edhe një episod nga paraqitja e letrave kredencialePapa Gjon Palit II nga ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas viteve ’90, prof. Wili Kamsi.

Në atë ceremoni, Papa Gjon Pali, duke kujtuar Papën e madh me origjinë shqiptare, kishte thënë se tani që ju u futët në rrugën e demokracisë duhet të promovini vlerat që kishte në shpirtin e tij edhe Papa Klementi XI dhe, pas kësaj, Papa Gjon Pali II shtoi një thënie lapidare : « Një demokraci pa vlerëështë një totalitarizëm demokratik », kujtoi në fjalën e tij arqipeshkvi Luixhi Bonaci.

Në këtë konferencë referuesit u ndalën në anët themelore të jetës dhe veprës së tij duke theksuar origjinën e tij shqiptare. Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit, (Ëikipedia shqip). Mikel Laçi pati dy djem Giorgio (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm.

Pastaj një pjesë e tyre trajtuan rolin historik të Papës Klementi XI në përgatitjen dhe mbajtjen e Kuvendit të Arbrit (14-15 janar 1703) që u mbajt në kishën e Mërqisë në Lezhë. Për këtë ngjarje është folur disa herë dhe nga një pjesë e madhe e historisë së mendimit kulturor shqiptar ajo është quajtur si ngjarja që shënon Rilindjen e Parë për shqiptarët.

Megjithëse qëllimi i atij Kuvendi ishte të merrte në shqyrtim gjendjen e të krishterëve në Shqipërinë e Veriut, kryesisht, dhe atë të kishës nëpërgjithësi, dokumentet që u botuan me këtë rast përbëjnë një tekst më të gjerë dhe shenjojnë dukuri e realitete që meritojnë të ndiqen me vëmendje edhe sot. Pikërisht një anë të tillë të veçantë tregoi në referatin e tij Prof. Ardian Ndreca, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, kur, duke analizuar dokumentet e këtij Kuvendi të rëndësishëm, tha se aty mund të shohim edhe fillesat për rrënjosjen e kulturës qytetare ndër shqiptarë.

Ai analizoi kuptimin dhe rëndësinë që kishin në atë kohë disa kapituj që përfshihen në dokumentet e këtij Kuvendi të cilat u botuan latinisht në vitin 1706 dhe u hartuan nga imzot Vinçenc Zmajeviq. Po cilat janë disa nga ato dokumente që shenjojnë fillesat e qytetërimit urban sipas Ndrecës ? Ai përmendi dhe analizoi aty nga pikëpamja filozofike e sociale kuptimin dhe urdhërimin për të kremtuar festat, pagëzimin, martesën, dhe udhëzimet mbi varret dhe varrezat.

Prof Ndreca zbuloi aty se festat apo ditët e pushimit që duhen respektuar janë një element qytetar sepse në momente të tilla njeriu krijon edhe kuptimin simbolik për jetën. Sa i takon martesës, në atë kapitull përsëritej që të mos bekohet nga meshtarët asnjë martesë që bëhet pa dëshirën e femrës. Martesat që ndërtohem mbi aktin e vjedhjes së trupit të femrës të mos njihen e të mos bekohen nga Kisha. Ndërsa kujdesi për varret e varrezat është një tjetër tekst që shenjon historinë. Ruajtja, mirëmbajtja dhe kujdesi për varret e varrezat është në fakt kujdesi për memorien historike të banorëve të atij vendi.

Dhe një anë tjetër e këtij personaliteti të jashtëzakonshëm është nxitja që ai dha për të hartuar veprën monumentale « Ylliricum Sacrum ». Papa Klementi XI frymëziu dhe drejtoi në fillim punën për hartimin e një vepre voluminoze në shumë vëllime që do të ndërtonte historinë e kishës katolike dhe ortodokse në Iliri që nga fillimet e saj profane. Historia e sagës së kësaj vepre ka qenë gjithmonë një mister, sepse asnjëherë nuk është organizuar një punë e tillë që do ta sillte këtë vepër monumentale për publikun shqiptar dhe ta kishte bërë atë si një fakt të jetës sonë kulturore.

At Mikel Pllumbaj foli aty për këtë vepër dhe për punën që po bëhet për botimin e një vëllimi të saj. Nëse kërkon në internet do të mësosh se, sidomos, nën kujdesin e Musa Ahmetit, në Prishtinë është bërë një punë më e mirë për ta sjellë këtë vepër te publiku shqiptar. Diku tjetër mëson se imzot Fran Ilia ishte marrë me përkthimin e vëllimit VII të saj që ka informacion për përhapjen e Kishës në Durrës e Tivar, por gjithsesi, lexuesi i interesuar e ka të vështirë që të krijojë një përfytyrim të plotë mbi këtë vepër që shpjegon rrënjët tona në mënyrën perëndimore. Ndoshta ky aktivitet mund të shërbejë që në të ardhmen të nisë një punë më e kualifikuar për ta sjellë në shqip në mënyrë më të shpejtë e të thjeshtë këtë vepër.

m.j

Next Post
Petro Koçi ngre alarmin: Tenderat në Fier në duar të trafikantëve. Blerja e votave, nga biznesmenët që hynë në politikë

Petro Koçi ngre alarmin: Tenderat në Fier në duar të trafikantëve. Blerja e votave, nga biznesmenët që hynë në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In