• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka sulmon mediat dhe flet për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj protestës së PD

by Java News
30/03/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund protestës.

Po ashtu Paloka nuk ka nguruar të sulmojë mediat teksa ka theksuar se ndërkombëtarët po mbështesin kauzën e PD.

 “Lideri botëror, – tha Paloka me ironi për Kryeministrin, –  që deklaroi se nëse fiton Trump do të rishikonte marrëdhëniet me SHBA, urdhëroi larot dhe mediat e tij se Trump qenka kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Lajme të sajuara nga zëdhënësa pa emër!

Janë po këto media që guxojnë të censurojnë deklaratat jo vetëm të njerëzve më të afër të Trump, por edhe të Zv.Sekretarit të SHBA, i cili qartazi, si në të gjitha deklaratat e fundit të ndërkombëtarëve, se Shqipëria është e rrezikuar, se zgjedhjet në Shqipëri të lira janë rrezikuara ndaj duhet të uleni dhe të dialogoni.

Ky është thelbi i të gjitha deklaratave të ndërkombëtarëve, jo se duan PD-në, jo se duan Lulzim Bashën, por se duan lëvizjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kushdo që ka lindur nga liria nuk bën tjetër përveçse mbështet lëvizjen tonë.

Dje lexova një artikull të ideologut të këtij që kemi këtu të fshehur pas napës së zezë, atij që do të na vinte dhe në çadër. Çfarë thoshte: Le të zhduket PD-ja, dhe po s’pati opozitë s’ka problem. Ideologu i aleancës së qelbësirave nuk është ai që flet, por flet ky këtu. Sepse në diktaturë Shqipëria është më mirë pa diktaturë, pa opozitë. Kjo është Shqipëria që duan këta.

Po a do ta lejojmë ne?! Ndaj jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Kush mendon se ne do të tërhiqemi, e ka gabim, nuk do tërhiqemi derisa të realizohet i vetmi kusht.

Dialog po, sigurisht, nuk jemi kundër dialogut. Por koha kur Rama mund të vendoste dhe e kishte mundësitë për të vendosur ka kaluar: Një vit më parë ne demokratët paraqitëm ndryshimet tona në Kodin Zgjedhor, kërkesa krejtësisht reale, që shqiptarëve do t’u jepnin mundësinë që vota e tyre nuk do vidhej. Një vit më parë ia propozuam Ramës, i kërkuam të ulej. Kishte dhe një komision me synim të qartë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ata u treguan arrogantë. E zvarritën për një vit që të mos jepnin mundësinë për të realizuar me ligj disa kushte që do krijonin besimin tek shqiptarët, opozita, ndërkombëtarët se nuk do vidheshin zgjedhjet, siç ndodhi në Korçë, Dibër dhe Kolonjë. Rama, jo vetëm nuk pranoi dialogun, por me arrogancë,  deklaroi se zgjedhjet do t’i bëjë siç di ai. Ndaj jemi këtu!”, -tha Paloka.

Next Post
Kur mediat kineze shqetësohen për censurimin e filmave shqiptarë…

Kur mediat kineze shqetësohen për censurimin e filmave shqiptarë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com