• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pak ditë pas marrjes së postit, Spiropali pret në takim homologun kosovar Konjufca: Kemi ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer

by S T
02/08/2024 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të folur për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Jam e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyrë pas marrjes së detyrës së Kryetares së Kuvendit, e pata nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve”, u shpreh Spiropali.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar në shtator 2022, krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin parlamentar, i cili u pasua nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, më 27 nëntor 2022.

“Të dy Kuvendet tona do të vijojnë të bashkëpunojnë për proceset integruese në BE, mbështetjen e pranimit të Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare. Delegacionet e Kuvendit të Shqipërisë në organizatat parlamentare ndërkombëtare po lobojnë fort për rritjen e përfaqësimit, njohjeve dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës. Vizitën e parë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë padyshim do ta mbaj në Kosovë“, u shpreh Spiropali.

Next Post
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

"Ka përgjegjësi për vendimet e arbitrazheve ndaj Shqipërisë", Ben Andoni për intervistën e Ahmetajt: Duhet të kërkojë falje publike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In