• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pa pasur drejtësi për luftën, s’do ketë paqe në rajon’/ Osmani: Shqipëria duhet të dënojë gjenocidin

by Java News
18/12/2020 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani edhe njëherë bëri thirrje që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen duke dënuar krimet e luftës që ka bërë Sebia.

Gjatë një konference të përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, Osmani tha se masakrat e Serbisë kanë qenë përtej cdo imagjinate të një njeriu normal.

Ajo tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb në Kosovë, që është parë nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Jemi një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë do të duhet të vepronim. Kërkesa jonë është që Shqipëria të jetë vendi i dytë pas Kosovë që të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore. Të mos lejojmë që Serbia të ketë sukses, sepse ata po falsifikojnë historinë.  Historia ka ndodhur para syve të gjithë botës. Pamjet e masakrës janë regjistruar nga e gjithë botë. Ne nuk kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur. Edhe ashtu siç ishte, ishte e tmerrshme. Ishte  përtej çdo gjëje që mund ta imagjinojë koka e një njeriu normal. Prandaj që të flasim të gjithë për ato krime, sepse pa e njohur të vërtetën, pa pasur drejtësi asnjë nga shtetet tona nuk do mund të ecë përpara dhe nuk mund të kemi paqe dhe stabilitet në rajon”, tha Vjosa Osmani.

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Osmani, nuk duhet të kenë barriera.

“Është detyrë e imja parësore që të flas me zërin që ma kanë dhënë qytetarët e Kosovës, të paraqes detyrat legjitime dhe të kërkoj bashkëpunimin e sinqertë mes Kosovës dhe Shqipërisë, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë barrierë ose keqkuptim. Edhe nëse ato krijohen të punojmë bashkërisht që ti eliminojmë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë”.

g.kosovari

Next Post
Bisedimet mbi “Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE” arritën përparim të rëndësishëm

Bisedimet mbi "Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE" arritën përparim të rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In