• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ose duart e Monikës, ose të policisë

by Mero Baze
10/04/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një zyrtar i LSI në Pukë, është kapur me mbi pesë milionë lekë dhe një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI.

Të gjitha detajet tregojnë për blerës klasik votash, me një shumë 200 mijë lekësh për çdo person një votë, që zakonisht është një kryefamiljar sipas traditës së LSI.

Blerësi është pjesëtar i familjes politike të presidentit Ilir Meta, i cili ka premtuar se do t’i presë dorën gjithkujt që tenton të blejë vota.

LSI ka ma marrë përsipër të identifikojë si të vetët personat e ndaluar, por thotë që ata po trajnojnë votuesit se si të mos marrin lekët.

Tani Ilir Meta ose duhet ti presë duart policisë, që nuk lë LSI-në të edukojë votuesit, si të mos pranojnë 5 milionë lekë, ose t’i presë duart Monikes që ka filluar shpërndarjen e lekëve dy javë para zgjedhjeve.

Në rastin konkret prokuroria duhet të zhvillojë hetime të thelluara për sasinë e lekëve të gjetura, dhe ofruesin e tyre.

Gjetja e listës me emra personash bashkangjitur lekëve, tregon se ata janë destinacioni i atyre lekëve.

Të gjithë ata duhet të merren në pyetje një për një. Hetimi duhet të prekë gjithë stukturën e LSI në atë zonë dhe deputetin përkatës që pretendon të fitojë në atë zonë.

Kjo ka shumë rëndësi jo për të identifikuar se kujt do t’i presë dorën Ilir Meta, por se si duhet bërë shembull blerja e votës dy javë para 25 prillit, me kusht që të tremben jo vetëm ata që blejnë por dhe ata që shesin.

Nga ana tjetër Monika Kryemadhi duhet të futet nën hetim, si kryetarja e LSI që mbron këtë akt të pastër blerje. Justifikimi i LSI se njerëzit me lekë dhe lista votuesish në duar po trajnojnë votuesit duhet po ashtu të verifikohet deri në fund.

Kjo nuk është një histori që duhet të përfundojë si rast aksidental. LSI është partia më e specializuar në Shqipëri për blerje votash, është parti që punon natën derë me derë me zarfe dhe është përgjegjëse për krijimin e një shtrese votuesish që shesin votën për shkak të ofertës së tyre.

Meqë Ilir Meta do të qëndrojë në Vlorë deri më 26 prill, ku ka frikë se mos i blejnë kandidatin e LSI, dënimi shembullor i rastit të LSI në Pukë, mund të ndihmojë dhe Ilir Metën që të mos ja blejnë kandidatin e Vlorës, pasi do të tremben.

Dhe shembulli më i mirë është kur për hir të “revolucionit”, lideri i madh sakrifikon dhe gruan e tij. Ilir Meta duhet ti presë duart Monikës nëse do të shpëtojë Luan Ramën nga blerja e kandidatit të LSI në Vlorë.

Mao Ce Duni i pat toleruar skandalet e gruas së tij Çan Çini, duke lënë fatin e revolucionit kulturor në dorë të saj dhe ajo i shpejtoi vdekjen me shpresë që t’i zinte vendin. Dhe Meta nuk bën ta lërë fatin e “Revolucionit” në dorë të Monikës.

Next Post
Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Legen continue again

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In