• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Opozitë budallaqe

by Altin Ketro
23/07/2026 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Shfaqja e opozitës në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë nuk ishte ndonjë gjetje e re. Është aq e vjetër, sa i ka dalë kallaji. Përveçse e shfaq si një opozitë sherrnaje, ajo krijon edhe bindjen se kësaj force politike i mungon strategjia. Nuk ka më vullnet për debat parlamentar. Nuk e konsideron më fuqinë e fjalës si armën që tërheq elektorat, por u beson muskujve si mënyrë për të marrë protagonizëm. Kjo sjellje e largon gjithnjë e më shumë nga ajo pjesë e elektoratit që voton me logjikë e jo me instinkte.

Mënyra e shëmtuar që Partia Demokratike zgjedh për t’u përballur me mazhorancën në Parlament as i ka sjellë, as do t’i sjellë ndonjë dobi politike. Baza e elektoratit që e mbështet pa kushte do të vazhdojë ta mbështesë edhe nëse deputetët e saj do të silleshin si njerëz normalë. Sfida është të fitohet ai elektorat që kërkon normalitet, që pret një alternativë qeverisëse dhe jo zhurmë apo skena politikisht të pakuptimta.

Në seancë ishin parashikuar 7 rezoluta, 3 interpelanca me ministrat, 2 akte normative dhe 15 projektligje. Me një rend dite kaq të ngjeshur, sikur vetëm pesë deputetë të opozitës të merrnin fjalën për secilën pikë, me përjashtim të interpelancave, do të kishim rreth 120 diskutime nga opozita. Imagjinoni sikur të ishin dhjetë folës për çdo pikë të rendit të ditës.

Në rendin e ditës nuk mungonin çështjet që kërkonin debat serioz. Përveç raportimeve të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, mes tyre kreu i SPAK-ut dhe ai i KLSH-së, Kuvendi do të dëgjonte edhe raportin e kryetarëve të komisionit për reformën territoriale. Ishte një tjetër mundësi që opozita të përballej me argumente.

Por jo, edhe këtë herë zgjodhi spektaklin. Opozita e humbi sërish rastin për t’u bërë protagoniste në mënyrë konstruktive dhe për ta shfrytëzuar ditën për punë të dobishme. Përkundrazi, e shpërdoroi në mënyrën më të keqe, deri në banalitet, duke i dhënë mundësinë mazhorancës t’i kalonte çështjet pa debat dhe t’i çonte drejt votimit.

Opozita duhet të kuptojë se lufta politike nuk bëhet me ujë që hidhet në drejtim të kryeministrit. Ironia është se prej javësh kërkon me ngulm praninë e tij në Kuvend dhe, kur më në fund ai shkon, e presin me shishe uji, sikur t’i thonë: “Ik!”. Pastaj ankohen pse ai nuk merr pjesë në seancat plenare. Po përse të shkojë? Që të bëhet shënjestër e shisheve me ujë të Gazment Bardhit dhe Balliut Junior?

Next Post
Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In