• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

by A R
21/09/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka reaguar pas gjobave të vendosura nga GJKKO ndaj avokatëve që nuk morën pjesë në seancat gjyqësore, në kuadër të bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë. Haxhia tha se është vënë në dijeni për gjobat dhe theksoi se avokatët janë të detyruar të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, si organi më i lartë vendimmarrës i këtij institucioni.

“U vura në dijeni në lidhje me gjobat e aplikuara nga GJKKO dhe nuk dua të etiketoj, por avokatët kanë një ligj të miratuar nga Parlamenti në bazë të Kushtetutës. Në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatisë, organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe vendimet e këtij këshilli janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga avokatët”, u shpreh Haxhia.

Sipas tij, ligji parashikon masa ndaj avokatëve që nuk zbatojnë vendimet e organeve drejtuese të Dhomës së Avokatisë.

Haxhia kundërshtoi ndërkohë vendosjen e gjobave nga GJKKO, duke argumentuar se një rregullore nuk duhet të zbatohet përmes masave administrative ndaj avokatëve që nuk marrin pjesë në seancë. “Avokatët kanë alternativën që të mos respektojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe të përballen me heqjen e licencës apo masa të tjera administrative, ose të respektojnë vendimin e Këshillit dhe të marrin gjoba në proces. Kjo nuk do të duhej të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për autoritetin e këtij institucioni të zbatojë një rregullore me forcën e gjobës”, deklaroi ai.

Haxhia bëri të ditur se të mërkurën, në orën 13:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Në rendin e ditës është parashikuar analiza e ecurisë së vendimit për bojkotimin pa afat të seancave gjyqësore. “Ditën e mërkurë, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit që ata kanë marrë për bojkotimin e të gjitha seancave”, tha Haxhia.

Next Post
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com