• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita drejt zgjedhjeve lokale, Shehi: Kandidati i përbashkët është “strumbullari” i suksesit

by A R
20/10/2022 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të javës së ardhshme do të mësohet fati i negociatave mes palëve në Partinë Demokratike, nëse do ia dalin që të bëhen bashkë për zgjedhjet e ardhshme lokale apo jo. Takimi i parë Paloka-Bardhi nuk prodhoi rezultat, por e la derën hapur për një kandidat të përbashkët në zgjedhje, ndërsa të dy kampet kanë disa çështje që i ndajnë.

Në anën tjetër, Berisha ka vendosur datat për primaret për zgjedhjen e kandidatëve. Ai ka ftuar edhe aleatët dhe shoqërinë civile që të propozojnë emra.

Rithemelimi, ndërkaq po kërkon që pala Alibeaj të tërheqë paditë në gjykatë si edhe përjashtimin dhe pezullimin e deputetëve nga grupi parlamentar që nga koha e Bashës kur ishte kryetar i Partisë Demokratike. Por, a do t’ia dalin dot grupet ne PD dhe opozita që të jenë bashkë në zgjedhje?

Për këtë çështje foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së. Ai propozoi që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje, ndërsa PD, sipas tij, duhet t’i japë më vonë zgjidhje problemeve të tjera.

Dashamir Shehi u shpreh se në këtë moment, Partia Demokratike duhet t’i lërë menjanë hallet e saj dhe të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.

“Nëse dy pjesët e PD-së në këto zgjedhje duan t’i përdorin për të zgjidhur shumë halle që kanë, është e vështirë. Nëse do ta thjeshtonim skemën, siç e kemi propozuar ne… të mjaftohemi të dalim me një kandidat të përbashkët, atëherë do t’ia arrijmë. Bashkimi në zgjedhje duhet ta gjejmë rreth kandidatit. Kandidati është strumbullari që na bashkon, më pas të zgjidhen problemet e tjera. Nuk duhet ta ngarkojmë gomarin më shumë sesa mban. Në këtë mes na bashkojnë tri gjëra. Na bashkon lufta kundër korrupsionit, na bashkon lufta kundër autokracisë së Edi Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Këto janë të mjaftueshme për të fituar një pjesë të mirë. Nëse merremi me teza të tjera, atëherë do të bëhej e zorshme”, u shpreh Dashamir Shehi.

/a.r

Next Post
Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Kur policia përveç njeriut ekzekuton edhe të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In