• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me 4 ushqimet, që luftojnë plakjen

by A R
12/03/2017 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hani, pini dhe fshini vitet, duke shtuar këto ushqime në listën tuaj, të rekomanduara nga ish-redaktorja e revistës “Women’s Health” dhe autorja e librit “20 kilogramë më e re”, ku ka receta për humbje të peshës dhe pamje më të re.

Mënyra më e lehtë për të përmirësuar shëndetin tuaj është të lidhni disa zakone të mira me diçka që bëni çdo ditë pa menduar fare, si për shembull ngrënia e ushqimit. Kështu që herën tjetër kur jeni në dyqan ushqimesh, merrni këto ushqime anti-inflamatore dhe që ju mbrojnë nga plakja, që kanë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Këto janë opsione të shijshme, të shëndetshme e që ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni mirë, të marra nga libri “20 Kile më e re” nga Michele Promaulayko, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shurupi i panjës

Ky shurup ka shumë përfitime në mbajtjen e pamjes së re. Ky shurup natyral i ëmbël përmban edhe zink që ndikon në përmirësimin e imunitetit dhe përbërës anti-inflamator. Por, mos e teproni me konsumimin e tij, pasi që ka edhe shumë sheqer. Konsumoni nga një lugë në ditë ose ëmbëlsoni perimet nga pak me të.

Trangujt

Trangujt kanë shumë përfitime për tërë trupin. Hulumtuesit nga Instituti ‘Salk’ për Studime Biologjike ka zbuluar që përbërësi i quajtur ‘fisetin’ që gjendet në tranguj parandalon humbjen e memories dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Ky superushqim është i pasur me silic, një komponent esencial për indin lidhor, që ndihmon përmirësimin e muskujve, qarkullimit të gjakut rreth ligamenteve, kërcin dhe qelizat e eshtrave e lëkurës.  Ai përdoret edhe për të shëruar ënjtjen e syve si pasojë e mungesës së gjumit, qeska nën sy dhe rrathët e zinj. Nëpërmjet këtyre përfitimeve ju bëjnë edhe të dukeni më e re.

Vaji i kokosit

Një studim i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë ka zbuluar që përdorimi i vajit të pastër të kokosit çdo ditë për shtatë javë e rrit hidratimin e lëkurës për 32 %. Dhe, ka një aromë të mahnitshme, si dhe ndikon në përtëritjen e lëkurës.

Lulet (ose perimet e gjelbra)

Lulet janë një ushqim që duket edhe më mirë në pjatën tuaj. Studimet e publikuara në Gazetën e Shkencës së Ushqimit kanë zbuluar që lulet e ngrënshme janë të pasura me fenolik dhe përbërës të tjerë, që ndikojnë në ruajtjen e pamjes rinore si dhe antioksidantë, si: acidi galik, klorogjenik. Këtu bëjnë pjesë edhe petalet e trëndafilit, të cilat jo vetëm që mbrojnë nga inflamacioni, por edhe reduktojnë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Por, më e mira është që ato janë të zëvendësueshme me lakër e spinaq, që kanë edhe kalcium dhe fibra.

Next Post
Patozi për rikonstruksionin e M. Brendshme: Ka ministri por nuk ka rend

Patozi: Sakrifikimi i Tahirit u mbulua me 3 koka të tjera turku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

June 27, 2026
Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

June 27, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Shqipëri e re me zakone të vjetra?

June 27, 2026
“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In