• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një gjenerale femër në krye të Komandës së Doktrinës

by A R
12/12/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, emërohet në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes ishin zëvendësministri z. Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantja e re e KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash, si dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, në fjalën e tij përshëndetëse shprehu kënaqësinë dhe privilegjin për prezantimin e komandantes së re të KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu. “Unë mendoj se në këtë rast me të vërtetë është bërë histori, jo vetëm në procesin e gradimit të gjenerales Shehu, por edhe në emërimin në një strukturë të rëndësishme  të FA. Prandaj në emër të ministres së Mbrojtjes Kodheli, Shtabit të Përgjithshëm, i urojmë suksese gjenerales Shehu  në këtë detyrë të re.”- tha z. Koçi, i cili shprehu besimin për punën e gjeneral brigade Shehut në krye të institucionit të vetëm ushtarak në vend. “Besoj se misioni i KDS nën drejtimin e gjenerale Shehut, jo vetëm do të plotësohet, do realizohet, por me kontributin e saj, do të japë drejtime të reja dhe sigurisht një energji për të cilën ka nevojë sa herë bëjmë ndryshime. Besojmë se me këtë emërim, historia e FA shënon një ngjarje të veçantë.”- tha ai.

Nga ana e saj gjeneral brigade Manushaqe Shehu u shpreh shumë e nderuar që merr detyrën e Komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe vlerësoi punën e paraardhësit të saj në këtë detyrë, gjeneral brigade Dedë Prenga. Më tej ajo theksoi vendosmërinë e saj për përmbushjen e objektivave të kësaj komande.”Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe strukturat e saj vartëse do të jenë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e përgjegjësive të tyre për t’i dhënë një impuls të ri punës për realizimin e misionit dhe detyrave të ngarkuara. Kam besim të plotë se me disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë efektivave të KDS, me vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe mbështetjen  e përhershëm të familjes sime, do ta përmbush me sukses detyrën e re”.

Në fund, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, i dorëzon flamurin e KDS komandantes së re, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, e cila ka hyrë në histori si e para femër që shërben si gjenerale në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe që emërohet në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, e cila është i vetmi institucion arsimor ushtarak në vend me një eksperiencë pune 14 – vjeçare.

KDS funksionon dhe mbështet veprimtarinë e saj mbi tre shtylla kryesore: arsimim, stërvitje dhe përpunim i mendimit doktrinar ushtarak. KDS zhvillon dhe përpunon konceptet kryesore të programeve mësimore të institucioneve të vartësisë për ndërtimin e një sistemi arsimor ushtarak të unifikuar dhe bashkëkohor./a.m.

Next Post
VIDEO/ Sa monedha kurseu korçari nga rroga, vendi ku i mbante po i habit të gjithë…

VIDEO/ Sa monedha kurseu korçari nga rroga, vendi ku i mbante po i habit të gjithë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com