• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani e Basha, në varkën e Doktorit

by
26/05/2015 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjel/ Frika për zgjedhjet, sa ankohet opozita

Prej disa ditësh, zonja Audry Glover, kryesuese e minisionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, po dëgjon të njëjtin motiv. Ka një shqetësim që i trokitet ditë pas dite në derën e saj për mundësinë e manipulimit të votës. Po të shihen mediat pranë opozitës apo dhe vetë gazeta zyrtare e saj RD, prej ditësh titujt kryesorë të saj kanë të bëjnë me frikën se do të vidhen votat. Sipas tyre, një frikë reale dhe me një skemë reale sesi do të ndodhë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ju ankua edhe zyrtarisht zonjës Glover për rrezikun e manipulimit të votave. Edhe vetë presidenti i Republikës dha dje një deklaratë me tone patetike për të njëjtin rrezik që shihte sipas tij.”Mos e shisni votën. Vota nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj. Kandidati që jua blen votën, nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, vetëm ju përbuz, vetëm ju urren. Fenomeni i shëmtuar dhe i padenjë i shitblerjes së votës ka ndodhur në disa nga zgjedhjet e kaluara”, thotë duke moralizuar e denoncuar, por në mënyrë të pjesshme zoti Nishani. Sepse ai nuk thotë se cilat janë disa nga zgjedhjet e kaluara dhe nëse në to përfshin dhe ato të organizuara në tetë vjet nga partia që i veshi atij vetë kostumin e Presidentit.

Zonja Topalli, një javë më parë në Parlament bëri dhe një krahasim groteskt për mundësinë e manipulimit të votës dhe për çfarë do të ndodhte të nesërmen në Shqipëri nëse realizohej një skenar i tillë.

Prokuroria shqiptare e ftuar shpesh të ndërhyjë në dyshime të tilla, ka një shans të rrallë të demonstrojë shpejtësi, profesionalizëm dhe objektivitet për t’i dhënë përgjigje sa më të shpejtë çdo denoncimi ngado që vjen. Dje nuk e ka bërë, sot duket se ka vullnet politik të plotë për t’i kërkuar ta bëjë.

E gjithë kjo histori, duket se më shumë se e vërtetë, është një improviziom dhe vënie në skenë me sikur. Ngjan se shumë aktorë kryesorë të opozitës, natyrisht edhe zoti Berisha, më saktë, ai më shumë se të tjerët, kërkojnë të krijojnë klimën e paqëndrueshme parazgjedhore e cila do të justifikonte më pas, çdo rezultat të mundshëm të 21 qershorit.

Të të njëjtës skemë janë dhe sinjalet jo dhe aq të dobta, po nga opozita, të kërkimit të një arsyeje për të bërë të mundur deri dhe bojkotimin e zgjedhjeve, pak para se të mbyllet orari zyrtar i votimit dhe në ditën e votimit. Duke shfrytëzuar hapësira taktike të pamenduara për t’u zgjidhur nga Kodi Zgjedhor.

Ka një precedent të vetëm kjo histori, 26 majin e fiks 19 vjetëve më parë, kur institucioni i zgjedhjeve u vra në Shqipëri duke delegjitimuar në të njëjtën kohë edhe vetë rezultatin e tyre. Në fakt, masakra elektorale e asaj kohe e ka një autor të njohur qartë. Eshtë po ai individ që frymëzon sot frikë se viktimat e djeshme mund të bëjnë atë çfarë ai bëri në mënyrë industriale. Sepse kush bën hile në bixhoz, sheh me dyshim çdo lojtar në tavolinë, kush e ka gënjeshtrën ves, nuk beson askënd çfarë do që t’i thotë, kush është i qeverisur në Shqipëri, si rregull dhe jo si përjashtim, gjykon se ai që e qeveris, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të manipulojë. Kjo është ironia e fatit! Kjo është dhe çfarë duhet të fitojë nesër edhe pozita, edhe opozita: mundësinë për të pasur zgjedhje të ndershme e të lira, ato që i kanë munguar gjithmonë këtij vendi. Por zgjedhje të ndershme të para me sytë e zonjës Glover dhe jo të gjykimit të zakonshëm deri më tani: të mira për standartet shqiptare.

Next Post

Thaçi në KS të OKB-së: Kosova do të integrohet në BE dhe NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In