• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi në KS të OKB-së: Kosova do të integrohet në BE dhe NATO

by
26/05/2015 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është shqyrtuar raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Thaçi i është drejtuar Këshillit të Sigurimit me një fjalim, ku ka prezantuar progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Republikën e Kosovës dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë fazë.

Zhvillimet politike në Kosovë

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Thaçi ka theksuar në tre muajt e fundit ka shënuar një përparim të përgjithshëm si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Ai ka shtuar se në 5 muajt e parë të bashkëqeverisjes, Kosova fitoi dy investitorë të mëdhenj të huaj – një konsorcium francez me të cilin ka nënshkruar kontratën për investime prej 400 milionë euro në turizëm dimëror në qendrën e njohur të Brezovicës.

“Ky investim do të sjellë edhe 4000 vende të reja të punës duke ndihmuar integrimin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik edhe në zona të ndryshme të Kosovës”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka dyfishuar investimet në bujqësi nga 30 milionë ne 60 milionë euro si dhe ka nisur negociata me investitorë të tjerë në shumë sektorë.

Para përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë. Ai po ashtu ka përmendur vazhdimin e dialogut të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku është arritur një marrëveshje për shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për integrimin e juristëve dhe gjykatësve serbë në veri në sistemin unik të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Duke folur për akuzat e Serbisë se Shqipëria dhe Kosova po dëshirojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se më shumë flitet për Shqipërinë e Madhe në Beograd se në Prishtinë.

“Ne kemi fituar luftën ndaj regjimit të Millosheviqit, ne po ashtu edhe fituam pavarësinë sipas planit të Ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe ne do të arrijmë te fitojmë edhe betejën për integrimin e rajonit në NATO dhe BE”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ata që janë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian dëshirojnë të krijojnë mjegull dhe të rrezikojnë progresin në Ballkan, por ne nuk do të lejojmë që këta veprimtarë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian, kudo që gjenden, të prishin suksesin e arritur në Ballkan pas pavarësimit të Kosovës.

Konsolidimi i shtetit të së drejtës

Zëvendëskryeministri Thaçi ka informuar shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit për aprovimin në Kuvend të Ligjit për ndalimin e pjesëmarrjes në lufta të huaja. Sipas tij, numri i Kosovareve të identifikuar që luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në rreth 50 persona.

“Këtë javë në Kosovë kemi mbledhur mbi 150 mysafirë nga mbarë bota për të diskutuar se si t’i ndihmojmë të rinjve për të përdorur rrjetet sociale për të luftuar ekstremizmin dhe për të promovuar dialogun ndërfetar”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për procesin e themelimit të Dhomave të Posaçme, Thaci ka thënë se kjo po bëhet  në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës. “Ne besojmë se shumica e këtyre akuzave janë thashetheme dhe krejtësisht të pabazuara por për të pastruar luftën tonë dhe për të izoluar rastet individuale kur ka mundur të ketë veprime negative, ne do ta themelojmë këtë institucion të pavarur dhe ndërkombëtar”, ka shtuar ai. Thaçi ka theksuar se Kosova ka ende 1600 të pagjetur nga lufta e fundit, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

“Kot tentojnë disa ta përdorin këtë instrument për të ndryshuar historinë se luftërat në Ballkan janë shkaktuar nga qeveria e kaluar e Serbisë. Askush në Ballkan por as më gjere nuk do të harrojë terrorin dhe gjenocidin e ushtruar nga Sllobodan Millosheviq dhe përkrahësit e tij. Askush në Ballkan por as në botë nuk do të harrojë se në Srebrenicë është kryer gjenocid nga ana e forcave serbe. Askush nuk do të harrojë as verdiktin e Tribunalit të Hagës kundër lidershipit të Serbisë që ka konstatuar pa asnjë fije mëdyshje se shteti serb ishte fajtori kryesor në luftën e Kosovës për spastrim etnik, në baza raciste, dhe për qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka njoftuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të KS-së lidhur me forcimin e pozitës së Kosovës në botë, duke përmendur njohjen e javës së fundit nga Antigua dhe Barbuda, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Frankofonisë si dhe në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Thaçi është shprehur se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të liberalizojë regjimin e vizave me Kosovën, si shteti i fundit në Ballkan që ende ka nevojë për viza Schengen.

“Ne shumë shpejtë do të aplikojmë edhe për anëtarësi në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo dëshmon se pavarësia e Kosovës është finale dhe e pandryshueshme”, ka shtuar ai. ZERI

Next Post

Ekskluzive/ Ja procesi i dezinsektimit që do të zbatohet gjatë vitit 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

August 11, 2026
Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

August 11, 2026
“Xhiro” bregut të detit, bllokohen 27 mjete lundruese në vend

Velipojë: Shpërthen tubi i gazit të skafit, 39-vjeçari pëson djegie në trup

August 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Beteja e humbur kundër turizmit

August 11, 2026
Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

August 11, 2026
Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com