• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Niset Kontigjenti XIV në detin Egje, Koçi: Kontribut për sigurinë e Evropës

by A R
11/10/2019 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontributi i Forcave të Armatosura shqiptare në misionin e NATO “Sea Guardian” do të vijojë me Kontingjentin XIV, i cili u nis ditën e sotme nga Porti i Durrësit për në detin Egje.

Në përcjelljen e detarëve shqiptarë ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiteni i rangut i Artur Meçollari, prefekti i Durrësit Roland Nasto, efektivë të flotës si dhe familjarë të ushtarakëve që janë pjesë e kontingjentit.

Zëvendësministri Koçi e vlerësoi angazhimin e detarëve tanë në detin Egje si një kontribut për sigurinë e gjithë Evropës dhe u uroi erëra të mbara kontingjentit të radhës.

“Migracioni i paligjshëm nuk sjell vetëm destabilitet shoqëror por sjell edhe rreziqe të terrorizmit sepse mbart shpesh me vete elementë të ekstremizmit të dhunshëm. Ky është një kontribut ushtarak i Republikës së Shqipërisë që pikërisht Evropa të mos ketë më pasoja të tilla.

Prandaj në këto ditë ku diskutohet hapja e mundshme e negociatave të BE me Shqipërinë për anëtarësim, ky është një kontribut që na e ngre kokën lart sepse është një shërbim që ne i bëjmë Evropës së bashkuar.

Dhe kjo falë vendimeve të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, por natyrisht edhe kontributit konkret të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë të Forcës sonë Detare.

Me kontingjentin e sotëm, numri i efektivëve të angazhuar deri tani në këtë mision shkon rreth 300, që është me të vërtetë një shifër e konsiderueshme për një vend të vogël si Shqipëria”, tha Koçi.

Zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiteni i rangut i Artur Meçollari përmendi vlerësimet nga aleatët që kontingjentet shqiptare kanë marrë për kontributin në detin Egje dhe falënderoi në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe sakrificat, familjarët e ushtarakëve që kanë shërbyer në mision.

Kontingjenti XIV do të patrullojë në zonën e operacionit me anijen Oriku dhe komandohet nga kapiteni i rangut III Albion Bitraj.

Kontingjenti përbëhet nga 21 ushtarakë, mes të cilëve edhe 2 vajza.

Shqipëria kontribuon prej 3 vitesh në operacionin e NATO në detin Egje, ku kanë shërbyer rreth 300 efektivë dhe 3 anije, të cilët kanë realizuar mijëra orë patrullime, duke shpëtuar dhe parandaluar qindra emigrantë të paligjshëm.

Next Post

Maliqi: Unë munda Braçen kur nuk isha kaq i njohur sa sot, marr më shumë vota se PD, PS dhe LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com