• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjarjet kriminale, Rama: Nuk jam i shqetësuar për trendin, mos kini merak për turistët

by A R
29/06/2021 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të martë se nuk është i shqetësuar për trendin e kriminalitetit apo aksidenteve në vendin tonë. Duke marrë parasysh ngjarjet e ditëve të fundit, ku 8 qytetarë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik dhe një përplasje me armë Rama tha se trendet janë brenda një limit.

Ngjarjet e ditëve të fundit janë tronditëse, për kryeministrin, por kjo nuk do të ndikojë në sezonin turistik sipas kryeministrit. Ai deklaroi se turistët po vijnë dhe do të vijnë.

“Pikë së pari nuk jam i shqetësuar në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo të aksidenteve. Sepse trendet shikohen përtej 1-2-3 apo 4 ngjarjesh shumë tragjike dhe mjafton t’i shikoni dhe do të shikoni që trendet janë brenda një limiti që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti apo aksidentet, ulen apo ngrihen. Natyrisht që ngjarjet e ndodhura janë tronditëse nuk diskutohet, por për turistët mos kini asnjë merak. Atmosfera e një vendi ku medemek turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëve, është në ekran dhe jo në realitet. Fakti e tregon që turistët po vijnë dhe do vazhdojnë të vijnë. Turistët nuk vijnë nga hëna, vijnë nga vete ku jetohet, ku ka dhe situata të vështira, dhe ku 1-4 ngjarje nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo nivelin e pasigurisë në një vend”.

Sipas kreut të qeverisë duhet të jemi më realistë dhe të mos kalohet në ekzagjerime. Ai u shpreh se Policia e Shtetit nuk mund të shmangë një aksident kur një i papërgjegjshëm i jep makinës me shpejtësi të lartë, apo kur pas mesnate ndodh një sherr mes fqinjëve.

“Të thuash që është bërë më keq sesa Covid… unë mendoj që duhet të jemi shumë realistë dhe duhet të kuptojmë mirë sesi është dinamika e çdo ngjarje dhe natyrisht çfarë duhet të bëjë secili. Ne nuk jemi në asnjë sekond të kënaqur me punën tonë, e strukturave tona, që nga puna ime, deri tek puna e cilidoqoftë… por të kalojnë në ekzagjerime të kësaj natyre. Un nuk e di sesi policia e shtetit mund të shmangë një aksident, kur një i çmendur ecën me shpejtësi, apo sesi mund të gjendet pas mesnate ku bëjnë sherr dy fqinj”, tha Rama.

Sa i përket reformimit të Policisë së Shtetit, Rama tha: “Pjesa jonë është e qartë, vazhdimi i procesit të reformimit dhe fuqizimit të Policisë së Shtetit në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm për të arritur të gjithë objektivat që kanë të bëjnë me moshën, integritetin, performancën e gjithsecilit dhe fuqizimin e Policisë së Shtetit me teknologji, në mënyrë që gjithçka në aspektin e monitorimit të territorit”.

/a.r

Next Post
“Barkderrë të fryrë nga birra”, Rama paralajmëron Ndreun: Kush fyen policët do të përballet me ligjin

"Barkderrë të fryrë nga birra", Rama paralajmëron Ndreun: Kush fyen policët do të përballet me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

July 10, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Ligësia e Patridiotëve

July 10, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

July 10, 2026
Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

July 10, 2026
Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

July 10, 2026
Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

July 10, 2026
Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

July 10, 2026
Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

July 10, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Parashikimi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë dhe surpriza në dashuri

July 10, 2026
I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit, nisin hetimet për shkakun

Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In