• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Barkderrë të fryrë nga birra”, Rama paralajmëron Ndreun: Kush fyen policët do të përballet me ligjin

by A R
29/06/2021 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës që kryeministri Edi Rama pati këtë të martë me gazetarët u pyet në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili është kallëzuar në prokurori nga dy punonjës të patrullës pasi i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Rama tha se askush nuk ka të drejtë t’ia hedhë lehtë pa u përballur me ligjin nëse ofendon policinë.

Sipas tij, policia ofendohet vazhdimisht kur ndaj saj hidhet faji për çdo gjë që ndodh.

“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk mund t’ia hedhë lehtë pa u përballur me ligjin. Por policisë i bëhet edhe një ofendim tjetër, i vazhdueshëm, i përditshëm, kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë më i madh se një ofendim individual i një personi ndaj 2 punonjësve. Ai individuali zgjidhjet, është aty, është në shkelje të ligjit etj., por ka proces. Unë do të shqetësohesha nëse policia nuk do të kishte ndjekur rrugën ligjore… Të gjithë mund të gabojmë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimin e tyre. Në këtë rast nuk kemi një tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një grup punonjësish policie”, tha Rama.

Çfarë ka ndodhur në Lezhë

Patrulla ka konstatuar një lokal që operonte mbas orës 23:00 dhe sipas aktit normativ i ka kërkuar që të ndalonte aktivitetin, por ka hasur në kundërshtim të pronarit të objektit. Këtë të fundit kanë tentuar ta shoqërojnë, por që në mbrojtje të tij ka dalë kryebashkiaku Ndreu i cili ndodhej në ato ambiente dhe pretendonte se bëhej fjalë për një aktivitet bashkie.

* * *

Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj efektivëve të policisë që e kanë paditur për pengim të ushtrimit të punës së tyre përmes presionit dhe fyerjeve.

Kryebashkiaku i Lezhës i konsideron punonjësit që janë ankuar si “barkderra të fryrë nga birra” dhe se nuk duhet të ndërhynin për ta penguar lokalin që qëndronte i hapur përtej orës policore dhe me muzikë të lartë.

Ndreu thotë se policët nuk veprojnë për shumicën e lokaleve të Shëngjinit që sipas tij qëndrojnë hapur deri pas mesnatës.

“Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!

Neser do ju drejtohem me nje shkrese me sqarimet perkatese, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHCBA dhe prokurorine e cila duhet te pyese me cilesine e deshmitarit te gjithe personat pjesmarres ne darke!”, shkruan Pjerin Ndreu.

/a.r

Next Post
Nëna që shtrëngon të birin fort me duar largohet nga emisioni sepse fillon të bëhet agresiv

Nëna që shtrëngon të birin fort me duar largohet nga emisioni sepse fillon të bëhet agresiv

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Timoni she tepsia…..parti-pushtet-pasuri. Lum e lum more popull

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In