• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

NGJARJA/ Vrau tregtarin në Kamëz, si e grabiti para disa vitesh taksistin Vladimir Kurti

by Java News
27/04/2018 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas policise, Vladimir Kurti eshte ekzekutori i Agim Bucit, tregtari i cili mbeti i vdekur gjate nje tentative grabitje ne dyqanin e tij ne Kamze. Kurti eshte nje emer i njohur per drejtesine shqiptare. Ai jetonte rreth 1 km larg nga shtepia e viktimes dhe e njihte mire Agimin dhe bashkeshorten e tij Meriten, te cilen e la te plagosur.

I riu me origjinë nga Burreli ishte arrestuar në vitin 2010 për grabitjen e një taksisti. Ne vendimin e gjykates, thuhet se ai eshte dënuar me 3 vjet e gjysmë burg. Edhe bashkëpuntori i Vladimir Kuritit në vrasjen e tregtarit ne Kamzë, Rushdi Hode gjithashtu është me precedent penal të mëparshëm. Ai është shoqëruar disa herë për vjedhje të ndryshme në zone, ndërkohë që ishte person i skeduar nga Policia dhe si i dyshuar për ngjarje të tjera.

kurti vendim

 

Vendimi i Apelit për Kurtin:

GJYKATA APELIT TIRANE

Si degjoi relatorin Tom Ndreca, prokurorin Edmond Hyka qe kerkoi lenien  ne fuqi te vendimit, tre te pandehurit prezent ku per te pandehurin ankues Vladimir Kurti, prej tij dhe Av.Ardian Visha u kerkua,zbatimi I nenit 59 te Kodit Penal dhe si vleresoj aktet ne dosje,

VEREN

Vendimi penal Nr.1234, dt.26.07.2011 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte I drejte , I bazuar ne ligj e ne prova dhe si I tille duhet lene ne fuqi.
Ky vendim duhet lene ne fuqi ne te gjitha pjeset e tij, pra dhe per te pandehurin Vladimir Kurti, I cili e ka ankimuar ate sepse:

Eshte provuar ne gjykim dhe pranuar edhe nga vete te pandehurit Gjon Gjoka, Hysen Daci e Vladimir Kurti se ata ne dy raste kane kryer vepren penale te “Vjedhjes me dhune “, ne bashkepunim parashikuar nga nenet 139 e 25 te K.Penal.

Keshtu tre te pandehurit te njohur dhe shoke me njeri tjetrin me dt.31.12.2010 kane marre si sherbim taksie, shtetasin e demtuar Ilmi Sina, i cili kishte , ne pronesi te tij automjetin taksi me targe TR 411 C tek vendi i quajtur “Piaca” Tirane. Pasi jane nisur per ne Bathore, tek rreth rrotullimi e kane kercenuar me nje thike dhe marre telefonin celular e leket qe kishte me vete. Me pas te demtuarin Ilmi nen kercenimin e pasojes ekstreme e kane kaluar ne sediljen e pasme te mjetiti dhe drejtimin e tij e ka marre I pandehuri Gjon Gjoka duke u nisur per ne autostraden Tirane –Shkoder.

Gjate rruges automjeti eshte perplasur me nje shtylle , ngjarje ne te cilen kane mbetur te plagosur si te pandehurit Gjon Gjoka e Hysen Daci por dhe taksisti Ilmi Sina. Kjo ka qene momenti ku jane arrestuar te pandehurit Gjon Gjoka e Hysen Daci te cilet me pas kane pranuar e sqaruar se me te ka qene dhe i pandehuri Vladimir Kurti, fakti i pranuar dhe nga vete Vladimiri.

Po ne gjykim eshte provuar se i pandehuri Gjon Gjoka edhe me dt.29.12.2010, ne vendin e quajtur “Bathore “, Kamez me dhune ka vjedhur taksine me targa TR 345 B ne pronesi te shtetasit Qemal Tufa te cilen me pas e ka lene te braktisur ne Zall Mner , ne nje rrugice lagje.

Per epsiodet e mesiperme te vjedhjeve me dhune te tre te pandehurit jane deklaruar fajtor dhe denuar sipas dispozitave te vendimit Nr.1234, dt.26.07.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Ndaj vendimit, me ankim ka reaguar vetem I pandehuri Vladimir Kurti I cili kerkon qe pjesa e mbetur e denimit te pavuajtur sipas nenit 59 te K.Penal, te pezullohet ne egzektuim, per shkaqet e lartepermendura.

Ky kolegj cmon se shkaqet per te cilat pretendohet se duhet aplikuar neni 59 KP jane vleresuar te atilla ne caktimin e mases se denimit mase kjo e dhene me kufirin minimal te dispozites materiale penale por ato nuk vleresohen te tilla qe permbushin kushtet e kriteret qe kerkon neni 59 i Kodit Penal.

Arrihet ne kete perfundim pasi rrezikshmeria shoqerore e vepres penale eshte shume e madhe vjedhje me dhune dhe e kryer ne bashkepunim. Gjithashtu rrezikshmeria e kesaj vepre dhe konkretisht ajo e vjedhjes me dhune te taksive duke i marre si te tilla fillimisht ne sherbimin qe ato kryejne e me pas vjedhja e tyre deri ne eleminimin fizik te taksixhijeve shtohet se tepermi si shkak i perhapjes se madhe te saj, jo vetem ne Tirane por ne gjithe Shqiperine.

PER KETO ARSYE

Gjykata e Apelit Tirane bazuar ne nenin 428 pika 1 germa “a”te K.Pr. Penale,

VENDOSI

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.1234, dt.26.07.2011 te Gjykates se Rrehtit Gjqyesor Tirane.

Tirane me 22.02.2011

ma.me

Next Post
Premtimi i Collomb për Xhafajn: Do vij të rri një javë në Shqipëri

Negociatat/ Takimi me Xhafajn, ministri i Brendshëm francez Collomb vjen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

April 14, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rriten çmimet e karburanteve në vend, nafta shitet me 215 lekë/litër, rritet me 3 lekë edhe benzina

April 14, 2026
Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

April 14, 2026
Kina paralajmëron masa kundër SHBA-së për shkak të kërcënimit me rritje tarifash

Kina paralajmëron masa kundër SHBA-së për shkak të kërcënimit me rritje tarifash

April 14, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Shpresë për dialog, bie çmimi i naftës

April 14, 2026
Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e shkatërruat! Rama po vijon atë që nise ti

Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e shkatërruat! Rama po vijon atë që nise ti

April 14, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni bllokon marrëveshjen me Izraelin, i thotë “jo” edhe gazit rus

April 14, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Ku shkojshin këta që u lëshuan para zonjës Koçeku!?

April 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

April 14, 2026
Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In