• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

by A. Q
24/10/2026 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga Lezha, Fieri dhe Shkodra janë nisur të shtunën drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga PD që do të mbahet në orën 12:00, në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe të rinjve drejtuar qeverisë.

Sipas korrespondentëve të RTSH-së në terren, thirrjes së Partisë Demokratike i janë përgjigjur strukturat e degëve lokale, të cilat kanë organizuar nisjen e pjesëmarrësve me automjete private.

Në Lezhë, anëtarë dhe mbështetës të degës së PD-së janë nisur në mënyrë të organizuar drejt kryeqytetit. Strukturat lokale i bashkohen kështu tubimit në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë protestat me kërkesat e tyre.

Nga Fieri, siç raporton korrespondentja e RTSH-së, Laureta Roshi qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë organizuar një ditë më parë për t’u nisur që në mëngjesin e së shtunës. Kreu i komanduar i PD-së në Fier, Ardian Ferro, ka bërë me dije se të gjitha grupseksionet dhe strukturat e partisë kanë dalë në terren, duke kontaktuar qytetarët që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë aktuale.

Sipas tij, demokratët janë nisur drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, në mënyrë të organizuar. Ferro pretendon se organizimi është bërë individualisht për të shmangur pengesat që, sipas tij, mund t’u krijohen qytetarëve dhe anëtarëve të PD-së për të marrë pjesë në protestë. Ai ka deklaruar se demokratët dhe qytetarët janë të mobilizuar e të vendosur për t’i dhënë fund “këtij regjimi”.

Nga zonat e Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit, qytetarë e demokratë janë nisur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës për t’u bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Nga Shkodra, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur këtë mëngjes drejt Tiranës. Demokratët shkodranë i bashkohen tubimit në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, të cilët prej ditësh po protestojnë për kërkesat e tyre.

Protesta e PD-së zhvillohet në kuadër të thirrjes për mbështetje ndaj studentëve, të cilët vazhdojnë demonstratat me kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.

Next Post
Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In