• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

by A. Q
24/10/2026 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë konferencës sot me kryeministrin Edi Rama shpjegoi se dhunuesit do paguajnë para drejtësisë dhe se u identifikuan fal teknologjisë.

Fjala e Ervin Demos:

“Në fakt unë do doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit.

Janë një sërë burimesh informacioni që janë duke u përdorur, duke filluar me ato që janë publike, me vetë problematikën që kanë pasur media të ndryshme për sa i përket protestave që kanë ndodhur, po ashtu rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë janë përfshirë dhe të gjitha imazhet e atyre institucioneve publike apo private, prona private apo publike të cilat janë dhunuar gjatë këtyre ditëve.

Ky proces fatmirësisht sot është duke u lehtësuar edhe nga vetë teknologjia për ta bërë atë më të shpejtë dhe ne kemi në fakt dita-ditës raste, të cilat janë të identifikueshme edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave, ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë të gjithë protestuesit, të cilët kanë kryer akte dhune.

Ky proces do të vazhdojë.  Policia e Shtetit është shumë e qartë për sa i përket detyrës që ka, për të sjellë përpara prokurorisë të gjitha ato çështje që do të ndërtohen për të gjithë personat të cilët kanë kryer dhunë kundër institucioneve dhe pronës private.

Besoj që pamjet janë duke u shfaqur në këtë moment për sa i përket rasteve të cilat ne kemi identifikuar.  Këtu shohim disa prej tyre, të cilët janë pjesërisht të maskuar, pavarësisht se këto janë pamje, të cilat janë marrë nga burime publike, janë rrjetet sociale, janë kamerat e televizioneve, të cilët kanë dëshmuar në fakt vetë për sa i përket nivelit të dhunës që individë të ndryshëm kanë kryer. Dhe ajo çfarë ne jemi duke realizuar tashmë, është që nëpërmjet teknologjisë, sepse janë qindra e qindra orë filmim nga burime të ndryshme, të cilat duhen përpunuar dhe patjetër duke përdorur thjesht burimet njerëzore, kjo do të ishte një proces shumë i vështirë, por tashmë falë teknologjisë, ne jemi duke avancuar me shpejtësi për sa i përket identifikimit të të gjithë personave të dhunshëm, të cilët kanë kryer këto akte kundër institucioneve publike, kundër pronës private dhe në fakt janë vetë të filmuar nga imazhet e mediave publike apo kamerat e institucioneve apo vetë filmimeve që ata kanë hedhur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Prandaj, unë dua të garantoj të gjithë qytetarët që Policia e Shtetit do të punojë çdo ditë për aq kohë sa duhet për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë shkatërruar pronën publike, të gjithë ata të cilët kanë cënuar bizneset private dhe këtë policia po e bën falë edhe teknologjisë më shpejt edhe më saktë”.

 

Next Post
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

"I kemi dëgjuar më shumë se kushdo"- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

October 25, 2026
Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

October 25, 2026
“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In