• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

by A. Q
24/10/2026 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria po përgatit rregulla të reja për largimin nga qarkullimi dhe grumbullimin e automjeteve të vjetra, të braktisura apo të dala jashtë përdorimit.

Bashkitë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të angazhohen në identifikimin dhe heqjen e mjeteve të braktisura, ndërsa qytetarët do të mund t’i dorëzojnë falas makinat e tyre për shkatërrim pranë operatorëve të autorizuar. Megjithatë, nisma nuk shoqërohet me politika financiare për të nxitur blerjen e automjeteve të reja.

Projektvendimi i siguruar dhe analizuar nga VNA, së bashku me relacionin shpjegues të Ministrisë së Mjedisit, parashikon ndryshime në mënyrën e grumbullimit, trajtimit dhe çregjistrimit përfundimtar të automjeteve që kanë arritur në fund të jetës.

Sipas nenit 9 të projektvendimit, “Bashkia, në bashkëpunim me strukturën e Policisë së Shtetit përgjegjëse për qarkullimin rrugor, merr masa për identifikimin dhe heqjen e automjeteve të braktisura në territorin nën juridiksionin e saj”.

Përpara se këto mjete të dërgohen për shkatërrim, autoritetet duhet të verifikojnë pronësinë dhe gjendjen juridike të automjetit, si dhe të njoftojnë pronarin, duke respektuar procedurat ligjore.

Një tjetër ndryshim me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët është dorëzimi pa pagesë i automjeteve jashtë përdorimit në pikat e autorizuara të grumbullimit dhe trajtimit, përfshirë subjektet e licencuara që ushtrojnë këtë veprimtari.

Neni 10 përcakton se operatorët “e marrin në dorëzim automjetin në fund të jetës pa asnjë kosto për zotëruesin ose pronarin e fundit, edhe kur automjeti nuk ka vlerë tregu ose ka vlerë tregu negative”.

Megjithatë, dorëzimi falas nuk do të vlejë në çdo rast. Operatorët mund të kërkojnë pagesë kur automjetit i mungojnë pjesë thelbësore, si motori apo karroceria, ose kur brenda tij janë depozituar mbetje të tjera.

Relacioni shpjegues sqaron se “kostot e këtij dorëzimi i përballojnë prodhuesit, tërësisht ose në një pjesë të konsiderueshme”, sipas legjislacionit për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.

Projektvendimi vendos gjithashtu rregulla për çregjistrimin përfundimtar të automjeteve. Pronarët duhet të pajisen me certifikatën e shkatërrimit, të lëshuar nga operatori i autorizuar, dokument që shërben si kusht për heqjen përfundimtare të mjetit nga regjistri i qarkullimit rrugor. Certifikata lëshohet pa pagesë.

Por ndërsa qeveria po rregullon largimin e automjeteve të amortizuara, në projektvendim mungojnë masat për rinovimin e flotës së automjeteve. Nuk parashikohen subvencione për blerjen e makinave të reja, bonuse për qytetarët që dorëzojnë automjetet e vjetra apo skema financiare për zëvendësimin e tyre me mjete më pak ndotëse.

Në këtë mënyrë, nisma përqendrohet te administrimi dhe riciklimi i automjeteve të dala jashtë përdorimit, pa krijuar një mekanizëm të drejtpërdrejtë mbështetës për qytetarët që duan të blejnë një automjet të ri.

Relacioni i Ministrisë së Mjedisit argumenton se ndryshimet synojnë “parandalimin e braktisjes së automjeteve në fund të jetës në mjedis” dhe pakësimin e ndotjes nga substancat e rrezikshme që ato përmbajnë.

Projektvendimi, i cili synon të zëvendësojë vendimin ekzistues të vitit 2012, është pjesë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e mbetjeve.

Dispozitat nuk vendosin një kufi të përgjithshëm moshe për makinat që qarkullojnë në rrugë dhe as detyrimin për të shkatërruar çdo automjet të vjetër. Ato zbatohen për automjetet që kanë arritur në fund të jetës dhe konsiderohen mbetje.

Next Post
I katërti në botë, Erkand Qerimaj akuzon: Ekipi ynë nuk ka një fizioterapist!

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

October 24, 2026
Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

October 24, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In