Kryeministri Rama foli sot edhe për masat sociale të Qeverisë pas problematikave të shtruara deri tani.
Ai shtriu sërish dorën për dialog, duke thënë se është gati të dëgjojë, por edhe kundër dhunës.
Fjala e Ramës:
“Kam pasur dje një bisedë telefonike me një mjek, të cilit unë i them që një protestë bëhet për t’u dëgjuar. Dhe e pyeta se çfarë problematikash shikoni ju që të bëheni pjesë e këtij grupi, që vjen këtu poshtë dritares sime dhe arsyet që më tha ishin arsye që lidheshin me gjëra specifike në spital.
Dhe i thashë që ne mirë ulemi, diskutojmë dhe të shohim se si do t’i çojmë përpara. Një protestë bëhet problematike kur institucionet nuk dëgjojnë, por kur qeveria thotë që ne jemi gati t’ju dëgjojmë dhe të dialogojmë, protesta është pa sens. Dhuna është një mjet i pajustifikueshëm.
Prandaj ne jemi duke punuar. Garantimin e sigurisë, të rendit, të qetësisë, duke marrë masa kundër dhunës, hierarkisë dhe anarkisë. Në anën e asaj pjese padiskutim të respektueshme dhe të respektuar të shoqërisë që kërkon më shumë mbështetje, meritë në shkallën e prodhimit të aftësive, kërkon mundësi për t’u strehuar, kërkon më shumë rishpërndarje dhe barazi sociale, ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije masat që do të marrim. Në anën e sigurisë dhe të drejtave, ne në bashkëpunim me partnerët tanë ne do të dalim shumë shpejt me konkluzione dhe masa për sigurinë dhe barazinë sociale”.











