• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kryetarët e paracaktuar te zgjedhjet me garë, historiku i zgjedhjeve në PD; Po këtë herë…?!

by A R
30/06/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tradita e zgjedhjeve për kryetar në PD? I kemi pasur të gjitha praktikat: fillimisht me zgjedhje konkurruese (votim të fshehtë e garë të fortë), më pas me zgjedhje fiktive (votim të fshehtë por kandidatë gjysmë të emëruar), zgjedhje të përkohshme (1991, 1995 dhe 1997 me drejtim kolegjial apo të përkohshëm deri në garën për kryetar); zgjedhje formale (pa kandidatë rivalë) dhe më 2013, diçka e mesme, zgjedhje me konkurrencë, votim në anëtarësi, por me fitues të paracaktuar).

KRYETARET-E-PD-NE-VITE

Cili është modeli për 2017? Janë 27 vjet përvojë që duhet të imponojnë 27 minuta reflektim: në politikë ka votime ose ka zgjedhje, në të parat votohet, në të dytat zgjidhet; në të parat asgjë nuk ndryshon, në të dytat shumë gjëra mund të ndryshojnë, edhe nëse produkti nominal final është i njëjtë me votimin.

Përse bëjnë zgjedhje partitë? Sepse i detyron ligji i partive politike, i detyron Kushtetuta (neni 9), i detyron Statuti i partive dhe i detyron parimi se një parti, nëse nuk është demokratike nga brenda për anëtarët nuk mund të jetë demokratike nga jashtë, për shtetin e shoqërinë.

Zgjedhjet u shërbejnë partive të reformohen, të përmirësohen, të gjallërohen, të debatojnë, të konkurrojnë, të krijojnë besim brenda vetes për të synuar më pas krijimin e besimit tek votuesit potencialë jashtë tyre. Duken sllogane? Jo, janë standardi minimal në një demokraci, sado e brishtë qoftë ajo.

Cili mund të jetë opsioni më i mirë? Natyrisht, opsioni ideal mbetet një dhe vetëm një: garë e hapur, analizë dhe debat alternativash, mandat për fituesin dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët.

Ka modele të tjera të ndryshme në përvoja të ndryshme partiake. P.sh, në disa parti anëtare të EPP mund ti jepet kompetenca një komisioni të “urtësh” (ish kryetar, ish presidentë, ish kryeministra, ish kryetar parlamenti) të partisë për të miratuar praktikat zgjedhore dhe drejtuar procesin.

Në rastin konkret ky opsion merret me rezervë në PD edhe për shkak se pjesa më e madhe e “ish”-ve janë përjashtuar, janë ndarë nga jeta apo shihen si kritikë. Ka model sipas të cilit krijohet një periudhë 5-6 mujore analize dhe reflektimi, (model i ndjekur në PD në njëfarë mënyre edhe më 1991, 1995 e 1997), ka model sipas të cilit anëtarësia pyetet me referendum sesi do të donte të zgjidhej ekipi i ri drejtues, ka model sipas të cilit EPP ftohet të organizojë zgjedhje me standardet e EPP, siç ka model sipas të cilit ofrohet një platformë politike konsensuale midis grupeve/kandidatëve dhe mbi bazën e saj, ri-formatohet partia dhe ekipi i ri drejtues, – siç ka edhe model sipas të cilit grupi i vjetër dhe i ri parlamentar mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm partiak dhe vendos për të ardhmen e partisë.

Me siguri zërat militantë dhe ndjekës të verbër pas emrave të veçantë nuk i marrin seriozisht modele e përvoja të tilla, por ia vlen të theksohet, se ato janë aplikuar në kohë të ndryshme edhe nga CDU e Merkel, konservatorët e Kameron, republikanët e Sarkozi, demokristianët e Butilione, popullorët austriakë, deri tek neokonservatorët e Kazinckit apo Orban.

Thjesht, merrni modelet, diskutojini, zgjidhni një dhe respektoni parimin mbi të cilat janë aplikuar në këto vende. Modeli kërkon vizion e lidership, aftësi për të parë me sytë e të nesërmes jo të sotmes, kurajë për të menduar më shumë për vendin sesa veten, sens përgjegjësie për të mbajtur premtimet për standarde më të larta demokracie funksionale, të thënë e stërthëna në mitingje, TV e rrjete sociale.

Zgjedhja e një emri që merr rrogën në PD dhe bën njëherë në katër vjet listat e deputetëve nuk ka asnjë vlerë dhe dobi për vendin nëse opozita nuk shndërrohet në alternativë, në institucion funksional dhe në mekanizëm serioz përfaqësues të qytetarëve dhe vlerave konservatore e liberale të papërfaqësuara.

Natyrisht, përpos tyre, do të duhet një status i ri, një regjistër i ri i anëtarësisë, një hapje e garës në të gjitha degët dhe nivelet partiake dhe së fundi, një katarsis programor e identitar.

Zgjidhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale, mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitar, dhe më e shumta në një ndarje të re politike me pasoja afatgjata për opozitën dhe pjesën e papërfaqësuar qytetare.

Mesazhi i 200 mijë votave protestuese duhet lexuar, kuptuar dhe përkthyer, pasi raportet aktuale midis të majtës e të djathtës në Shqipëri janë 65% me 35%, – hendeku më i thellë në 27 vjet.

Mund të ketë edhe opsione të tjera, por ky është dhe mbetet opsioni më optimal nëse PD-së së sotme i ka mbetur sadopak identitet e vlerë nga PD e kohës kur shihej si shpresa e vetme e ndryshimit dhe progresit në vend.

Nga Afrim Krasniqi- Instituti i Studimeve Politike

Next Post
Tension në Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin politik

Tragjedi në Durrës, porta prej hekuri zë poshtë 5-vjeçarin, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm -

Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm –

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com