• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

by A R
23/09/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, hodhi poshtë pretendimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ka siguruar paqen në Gaza, duke thënë se asnjë korridor humanitar nuk ishte rihapur në enklavë pavarësisht paqes së shpallur.

Në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara para se të largohet nga detyra vitin e ardhshëm, Macron përsëriti mbrojtjen e tij për zgjidhjen me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët. Sipas tij bota po dëshmonte një spektakël që duhet t’i turpërojë të gjithë, duke kritikuar portretizimin e planit të tij të paqes në Gaza nga Trump si një triumf diplomatik.

Ai foli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara disa orë pasi Trump nga e njëjta foltore, kishte përshëndetur planin e tij të paqes në Gaza si një triumf diplomatik.

“Një vit më parë, këtu në këtë sallë, rreth një duzinë shtetesh e kishin njohur Palestinën. Dëgjoj cinizmin e disa njerëzve: ‘Njohja është vetëm një copë letër, shikoni realitetin’”, tha Macron, duke goditur grushtin në podium.

“Por çfarë besueshmërie kemi nëse vazhdojmë të qëndrojmë joaktivë përballë Gazës? Disa mburren me një paqe të supozuar. Por kjo paqe nuk e ka rihapur aksesin humanitar për asnjë sekondë. A duhet thjesht të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë këtë spektakël që duhet të na turpërojë të gjithëve?”, tha presidenti francez, duke theksuar se ndërtimi i një zgjidhjeje me dy shtete është parakusht për “sigurinë e sotme dhe të nesërme për Izraelin dhe popullin e tij”.

Në përgjigje të kritikave të Macron, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha: “Presidenti Trump i dha fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, liroi të gjithë pengjet e gjalla, ua ktheu trupat e të ndjerëve të dashurve të tyre dhe tani po udhëheq zbatimin e Planit 20-Pikësh për Paqe në Gaza. Ndërsa të tjerët flasin, ky President e mori këtë problem kompleks drejtpërdrejt. Askush nuk ka bërë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

Macron është përballur me kritika nga disa politikanë dhe aktivistë në Francë se ka bërë pak që nga njohja e shtetit palestinez shtatorin e kaluar.

Pavarësisht kritikave, Parisi e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj dhunës së kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke vendosur disa sanksione kombëtare dhe duke nisur një proces për të ndaluar produktet nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In