• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

by A R
23/09/2026 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Kurti tha se gjatë takimit ka shprehur shqetësimin e tij për atë që i cilësoi si “dënime të rënda dhe të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar. “Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikti të korrigjohen në shkallën e Apelit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka mbrojtur luftën e UÇK-së, duke argumentuar se ajo ishte përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve masive të popullsisë shqiptare nga Serbia.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, gjatë luftës në Kosovë, qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra të tjerë u vranë. Kurti përmendi edhe dhunën seksuale gjatë luftës, duke thënë se rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të saj. Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se shumë prej krimeve të kryera nga forcat serbe ende nuk janë ndëshkuar. Në takim, Kurti ngriti edhe çështjen e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, duke kujtuar se më 24 shtator bëhen tre vjet nga ngjarja ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai kërkoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për t’i bërë presion Serbisë që autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, të përballen me drejtësinë në Kosovë. Kurti e akuzoi Serbinë për mbështetje ndaj Radoiçiqit dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur që morën pjesë në sulmin e Banjskës. Një tjetër çështje e ngritur nga Kurti ishte gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai tha se shqiptarët në Serbi përballen me diskriminim dhe nën-përfaqësim në institucionet publike, duke përmendur edhe atë që e cilësoi si “spastrim etnik administrativ” përmes heqjes së adresave të banimit. Kurti tha se Kosova, ndryshe nga Serbia, mbetet e orientuar qartë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. “Jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai, duke kërkuar nga Brukseli që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Next Post
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com