• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Dan Hutra te rënia e euros/ Bien të gjitha alibitë e dyshes Berisha-Meta për humbjen e zgjedhjeve lokale nga manipulimi dixhital

by Java News
12/06/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj pas zgjedhjeve lokale, disa fakte dhe rrethana kanë rrëzuar përtej çdo dyshimi alibitë dhe justifikimet kryesore të Sali Berishës dhe Ilir Metës për humbjen shkatërrimtare të koalicionit të drejtuar prej tyre në zgjedhjet e 14 majit 2023. Mbrëmjen e 14 majit, Berisha kontestoi rezultatin në Bashkinë e Kamzës, pasi kandidati i tij, Arjan Hoxha, humbi thellë përballë Rakip Sulit të PS-së. Berisha foli për manipulim dixhital, meqenëse në Kamëz, Vorë dhe Elbasan u aplikua votimi dhe numërimi elektronik.

“Të dhënat e besueshme, dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë dhjetë mijë vota para PS. Në pollin më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit, PD me PL ishin 14 % para PS ndërkohë që manipulimi dixhital e nxjerr sot PS 10 mijë vota para këtij koalicioni. Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyre dixhital dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe”, tha Berisha.

Nisur nga pretendimet e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapë kutitë e qendrave të votimit në Kamëz, duke rinumëruar votat manualisht. Nga procesi i rinumërimit rezultoi se rezultati përputhej 100% me rezultatin e sistemit elektronik. Ky proces hodhi poshtë pretendimet e Berishës për manipulim dixhital. Sigurisht që nuk pati një ndjesë për pretendimin e pabazuar.

Rënia e euros, sipas tyre, për shkak të blerjes së votave, ishte një tjetër alibi e përbashkët e Ilir Metës dhe Sali Berishës për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve lokale.

“Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik”, tha Berisha. Ndërsa, Ilir Meta tha se “Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit”.

Sipas Berishës euro u rrit pas zgjedhjeve. Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Euro ka ardhur duke rënë pas zgjedhjeve të 14 majit, fakt që rrëzon pretendimin se euro u zhvlerësua deri në 14 maj, për shkak të përdorimit për të influencuar votuesit. Në 14 maj 2013, euro blihej me 110.8 lekë, ndërsa shitej me 111.7 lekë.

Me 1 qershor 2023, euro blihej 109.2 lekë dhe shitej me 110.1 lekë. Sot në 12 qershor 2023, euro blihet me 106 lekë dhe shitet me 108.5 lekë. Pra, euro ka ardhur duke rënë pas zgjedhjeve dhe jo duke u rritur siç pretendon Berisha./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
FOTOT/ Nga bizneset te vilat luksoze dhe pronat, ja si do ndahet pasuria 4 miliardë euro e Berlusconit mes trashëgimtarëve

FOTOT/ Nga bizneset te vilat luksoze dhe pronat, ja si do ndahet pasuria 4 miliardë euro e Berlusconit mes trashëgimtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com