• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga bizneset te vilat luksoze dhe pronat, ja si do ndahet pasuria 4 miliardë euro e Berlusconit mes trashëgimtarëve

by Java News
12/06/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka ndërruar sot jetë në moshën 86-vjeçare.

Por trashëgimia e Berlusconit është një fotografi e jetës së tij si sipërmarrës: pasuri të paluajtshme dhe kompani të mëdha të krijuara nga e para përfshirë Mediaset dhe Mediolanum me Ennio Doris.

Më pas ai investoi në futboll, fillimisht me Milanin dhe më pas me Monzën.

Referuar pasqyrave të fundit financiare të publikuara në 2021, Berlusconi ka një pasur që në vlerën neto shkon në 4.9 miliardë euro.

Ndërsa dividentët e fitmeve nga kompanitë shkojnë në 150 mln euro.
Berlusconi zotëronte 61% të aksioneve në kompanitë e tij, ndërkohë që pjesa tjetër është shpërndarë në mes të trashëgimtarëve të tij, pesë fëmijëve.

Sa i përket pasurisë që ai do të lërë trashëgim, ajo llogaritet të shkojë në 4 miliardë euro.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Mes vilave dhe pronave të shumta që do të përfundojnë në duart e trashëgimtarëve, më e famshmja është pa dyshim ndërtesa në Arcore, e cila ishte rezidenca e ish-kryeministrit për gati 50 vite, që kur e bleu në vitin 1974.

Vila San Martino, në Arcore, e kompletuar me galeri arti, bibliotekë prej dhjetë mijë vëllimesh, orendi, oborr i madh dhe stalla, ishte e regjistruar drejtpërdrejtë në emrin e Berlusconit dhe jo si në rastin e pronave të tjera, që janë regjistruar në emër të kompanive që ai kishte në zotërim.

Rezidenca është 3.500 metra katrorë dhe nëse do të bëhet një llogari e vlerës së saj dhe vilave të tjera që ai kishte në zonë Villa Belvedere në Macherio dhe Villa Campari në liqenin Maggiore, vlera arrin afërsisht në 100 milionë euro./m.j

Next Post
“S’ka asnjë shans…”/ Astrit Patozi: PD ka marrë fund, copa të tjera do të ndahen

"S'ka asnjë shans..."/ Astrit Patozi: PD ka marrë fund, copa të tjera do të ndahen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In