• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

by E B
15/05/2026 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative ka vijuar edhe këtë të premte, më 15 maj, diskutimet për reformën territoriale. Këtë herë, për dëgjesën e gjashtë të radhës, përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës u ndalën në Shkodër për konsultim publik.

Bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, i cili mori fjalën i pari vuri theksin tek elementët e jetës së përditshme të qytetarëve.

“Ndaj kur ne flasim për mënyrën se si funksionojnë dhe se si duhet të funksionojnë bashkitë, po flasim për një element që prek jetën e përditshme të çdo njeriu që jeton në Shqipëri. Ndaj të pasurit bashki funksionale, nuk është thjesht një element që duhet të na funksionojë mirë ky institucioni, por lidhet që të na funksionojë mirë jeta e përditshme e çdo njeriu në Republikën e Shqipërisë. Ndaj besoj pse kjo ka qenë një aryse pse ky diskutim që po bëjmë ka shfaqur kaq shumë interes.”, tha Mazniku.

Në fjalën e tij, Mazniku foli për katër sfida kryesore, të cilat duhet të adresohen sa i takon kryerjes së kësaj reforme.

Sfida e parë lidhet me eficencën.

“Në pikëvështrimin tonë janë së paku katër sfida kyçe që e ndikojnë shumë mënyrën se si funksionon pushteti vendor. Së pari në këtë moment, na duhet një efiçencë më e lartë e pushtetit vendor, e mënyrës se si funksionojnë bashkitë, si ofrojnë shërbime. Si i zbatojnë kompetencat që kanë. Sot bashkitë kanë 42 kompetenca që i janë dhënë me ligj dhe ne kemi kuptuar që shumë bashki nuk ia dalin dot që t’i kryejnë.”, tha Mazniku.

Së dyti sipas tij, kemi një sfidë demografike, një lëvizje nga fshati drejt qytetit që sipas tij duhet edhe kjo të adresohet.

Së treti na duhet të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Mos të kemi disa zona që zhvillohen shumë dhe disa më pak.

“Në asnjë rast nuk ia dalim dot që të kemi një zhvillim të barabartë, por si tja dalim që të kemi një zhvillim më të qëndrueshëm.”, shton ai.

Pika e katërt sipas Maznikut, lidhet me integrimin në BE. Dhe sipas tij pikërisht kjo është edhe sfida më e rëndësishme.

Ndërsa bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij lidhur me reformën territoriale, theksoi se sfida më e madhe e saj qëndron pikërisht tek territori.

“Sfida është funksionaliteti, ana administrative dhe katër sfidat që na çuan këtu të çojnë në një kryesfidë apo sfidë të vetme. Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, këtu të gjitha sfidat të çojnë tek territori.

Mos e lejmë si segmenti i dytë, është segmenti parësor. Aq më tepër që politikisht mund të themi që mazhoranca është shpallur agresivisht në këtë drejtim, për uljen sa më të mundshme të numrit të bashkive, siç u bë në vitin 2014.”, tha Boçi.

Më tej ai shtoi se territori është dimensioni “që na jep ne të gjithë të drejtën e ekzistencës, identitetin tonë, dhe rregullon marrëdhënien tonë me pushtetin vendor”.

Ai theksoi se nuk ka mundësi që bashkia “të ushtrojë autoritetin e saj në një largësi shumë të madhe”.

Sipas Boçit, territori nuk është koordinatë gjeografike, por identitet historik, territorial, kulturor e shpirtëror.

Next Post
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet "sfidojnë" krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

June 30, 2026
Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

June 30, 2026
Alarmi i SHBA-ve, paralajmërohet për valë ekstreme të të nxehtit

Alarmi i SHBA-ve, paralajmërohet për valë ekstreme të të nxehtit

June 30, 2026
“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

June 30, 2026
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

June 30, 2026
I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In