• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Në plan të parë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

by E B
15/05/2026 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përjashtimi nga gara e PD për kryetar prej Sali Berishës e ka bërë ish-kandidaten Alesia Balliu të ndërmarrë një hap konkret.

Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, ajo u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare. Në Report Tv, Balliu zbuloi përmbajtjen e emailit, të dërguar sot.

“Sot kam bërë një hap tjetër, i kam dërguar një email të gjitha ambasadave, përfaqësimit amerikan, britanik, gjerman, holandez, për ta informuar me mënyrën sesi po shkelet e drejta në PD për të garuar duke vënë në alarm dhe dijeni për situatën aktuale të PD sesi e drejton një lider non grata dhe si po e përdor këtë parti për të sulmuar qoftë ambasadorët e BE, qoftë institucionet e drejtësisë”, shprehet Balliu.

Përmbajtja e plotë e emailit:

I nderuar Ambasador,

Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tim të thellë lidhur me situatën alarmante brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe procesin jodemokratik që po zhvillohet aktualisht në lidhje me drejtimin e saj.

Sali Berisha po shkon drejt zgjedhjeve në parti si kandidati i vetëm, pasi ka përjashtuar jo vetëm mua, por edhe kandidatë të tjerë që kërkonin një proces të hapur, demokratik dhe konkurrues. Kjo përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të pluralizmit dhe demokracisë së brendshme.

Sot, Partia Demokratike është marrë praktikisht peng nga Sali Berisha dhe klani i tij politik. Në vend që të ndërtojë një alternativë të vërtetë opozitare për qytetarët shqiptarë, partia po përdoret gjithnjë e më shumë si një mburojë personale për betejat e tij ligjore dhe politike me institucionet e drejtësisë.

Është thellësisht shqetësuese që një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe minimin e demokracisë, po e drejton Partinë Demokratike drejt një përballjeje të vazhdueshme me partnerët strategjikë të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Demokratike është kthyer gjithnjë e më shumë kundër SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke përdorur shpesh retorikë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Kjo situatë po dëmton jo vetëm vetë Partinë Demokratike, por edhe opozitën shqiptare, standardet demokratike dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

E konsiderova të rëndësishme t’ju informoj mbi këto zhvillime dhe rreziqet që paraqiten kur një parti politike kapet nga interesat personale të një individi, në vend që të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe parimet institucionale.

Me respekt,

Alesia Balliu.

Sa i përket ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, deri në këtë moment, Balliu e ka dorëzuar padinë në gjykatën e PD, por prej dy javësh nuk ka asnjë përgjigje.

“Unë kam bërë një padi te Gjykata e Apelit të PD, por akoma s’kam marrë një përgjigje që e kam çuar para dy javësh. Në bazë të përgjigjes do të çoj dokumentacionin përkatës. Nuk do të çoj një padi dhe të më rrëzohet. Në rast përgjigjeje negative unë do të bëj ankimimet përkatëse brenda afatit. Janë ata që po i shkelin këto rregulla. Si unë, si Salianji po kërkojmë të dimë arsyen pse na kanë përjashtuar, të na japin shkresën”, shprehet Balliu.

Me bindje të fortë, ajo shprehet se Berisha nuk shihet më si emër unifikues pasi prodhon vetëm shpifje. Balliu thotë se kreu i PD është frikacak pasi s’pranon të garojë para saj e Salianjit që ashtu si veten, e sheh emër fitues.

“Nëse do të lejohej gara, ta garantoj, Sali Berisha as 60% nuk merr. PD është e irrituar, do reformim të partisë, të jetë alternativë për të mundur Ramën. Ne e sfiduam, pse ka frikë të garojë? Ne garë kërkuam, s’kërkuam ofiq, as unë, as Salianji. Ai ka frikë nga demokratët. Në garë të ndershme, unë dhe Salianji e mundim Berishën”, tha Balliu.

Sa për protestat e PD, Balliu tha se pamjet, siç ato me dron të Report Tv e kanë dëshmuar shpesh, nuk gënjejnë. Protestat e Berishës janë gjithnjë e më në tkurrje dhe në thelb, bëhen për interesat e tij.

“Protestat i bën, por i bën për mbijetesë, jo për të mobilizuar qytetarët. Sa vjen e ka më pak njerëz te protestat. Sot Sali Berisha nuk ka më argument politik për të qëndruar në politikë. Është thjesht një kufomë politike që ruan interesat personalë dhe familjarë”, nënvizoi Balliu.

Në fund, ajo rikonfirmoi mbështetjen e saj për Ervin Salianjin pasi ai sakrifikoi vërtet duke bërë burg për partinë.

 

Next Post
Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com