• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e komisionit për Stabilizim-Asociimin: Deputetët të përmbushin detyrimet në Parlament!

by A R
01/04/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për eurodeputeten italiane Elly Schlein, protesta nuk duhet të bëhet pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Për shkak të detyrës si nënkryetare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, eurodeputetja Schlein e njeh shumë mirë historinë e konflikteve politike të Shqipërisë.

“Çdo formë proteste, përsa kohë është demokratike dhe paqësore, e mbi të gjitha është pjesë e të drejtave të opozitës, është e drejtë. E sigurt është që nuk duam ta shohim këtë gjë që të vërë në rrezik implementimin e shpejtë të reformës në drejtësi që u votua verën e kaluar, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë por edhe partnerëve europianë. Kjo gjë na ndihmon dhe neve, miqve të Shqipërisë që të shtyjmë përpara procesin e integrimit. Është përgjegjësia e deputetëve për të çuar përpara punimet e Parlamentit dhe për të ringritur besimin e qytetarëve është e rëndësishme që të theksohet rëndësia e institucioneve demokratike, siç Parlamenti sigurisht është”, deklaron Schlein.

Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, eurodeputetja italiane thekson se duhet një dialog konstruktiv mes palëve dhe se në fund u takon atyre të vendosin.

“Unë shpresoj që zgjedhjet të mbahen, por nuk na takon neve që ta vendosim këtë gjë. Përsa më përket mua, nuk e shoh këtë domosdoshmëri, por nëse palët do të bien dakord është e drejtë e tyre. E rëndësishme është që të jepet një sinjal dhe të shkohet në votime”, thotë Schlein.

Për të, me rëndësi është që të zbatohen dhe disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

“Shpresojmë gjithashtu që përpara zgjedhjeve të cilat janë një moment kryesor në jetën demokratike të çdo vendi, të arrihet në kohë që të merren në konsideratë disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR që janë bërë. Sigurisht që koha nuk premton, por besoj se nëse do ishte mundësia për një dialog politik konstruktiv, siç ishte shembulli i votimit të reformës në drejtësi, mund të arrihet diçka, të paktën mbi transparencën e financimeve të partive ose për rregullimin e hapësirës mediatike”, shton Schlein për tch./a.m.

Next Post
“Ndonjëherë lulja ta shpërblen më shumë se njeriu”, kujt i adresohej mesazhi i Kryemadhit?

"Ndonjëherë lulja ta shpërblen më shumë se njeriu", kujt i adresohej mesazhi i Kryemadhit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com