• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihmë pa abuzime! Arbër Hajdari shpjegon si funksionon dhurimi i banesave nga “Fundjavë Ndryshe”

by A R
15/06/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E Diela Ndryshe” këtë herë nuk tregon fillimisht historinë e protagonistëve, por na dërgon menjëherë në shtëpinë e re që i pret. Shtëpia ndodhet në qytetin e Lushnjes dhe është mjaft e bollshme për familjen që do të jetojë në të.

Përpara se të shkojnë të takojnë familjen, drejtuesi i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari ulen në dhomën e ndenjes për një bisedë. Nisur nga kjo shtëpi, por edhe qindra banesa të tjera që “Fundjavë Ndryshe” ka dhuruar për njerëzit në nevojë, Gjebrea e pyet Hajdarin për procesin pas gjithë kësaj. Ky i fundit nuk ngurron të shpjegojë me transparencë se dhurimi vendoset mbi disa kritere dhe kufizime për t’u mbrojtur nga abuzimet.

Ardit Gjebrea: Arbër, si funksionon dhënia e shtëpive në fondacionin tuaj?

Arbër Hajdari: Në fakt është një nga pikat më kryesore gjatë punës sonë. Fillimisht, është procesi i  verifikimit, procesi i verifikimit të rastit në fjalë për t’u ruajtur nga çdo lloj abuzimi i mundshëm. Koordinatorët e “Fundjavës” bëjnë një verifikim të hollësishëm. Pra, fillon me nevojat, fillon duke i verifikuar ato nevoja. Më pas pyeten institucionet përkatëse nëse familja në fjalë ka në pronësi apartamente të tjera, shtëpi të tjera në pronësi, tokë, ku i ka, si i ka, sa është përkrahja që marrin. Pasi kalojnë të gjithë filtrat dhe ne bindemi përmes provave që rasti në fjalë është vërtet në nevojë dhe nuk është abuzues, kalojmë në fazën e dytë që shikojmë për një banesë të mundshme. Nëse ata nuk kanë një tokë tyren, nëse janë larg qyteteve për t’i afruar aty ku ka jetë, ku ka punë, ku ka qendra shëndetësore, ku ka shkollë. Pra tendenca jonë është për t’i afruar këto familje të cilat kanë plagë të mëdha sociale, afër jetës. Pjesa më e madhe e tyre banojnë në kushte të vështira por edhe larg mundësimit për t’u shkolluar, për t’u mjekuar, për t’u edukuar.

Ardit Gjebrea: A ndodh që për shkak të nevojave imediate të ndryshme, e zë halli dikë dhe do ta shesë shtëpinë dhe e shet kur ti ia ke dhënë pas një muaji, dy muajsh, ndodh?

Arbër Hajdari: Po, Ardit. Ne kemi pasur raste në fillim të aktivitetit tonë që familje të ndryshme, për shkak të nevojës që kanë pasur, pa lajmëruar i janë drejtuar një banke për të marrë një kredi për atë  shtëpi të cilën nuk kanë pasur mundësi që ta lajnë dhe banka më pas ka vazhduar procedurat për marrjen e shtëpisë ose e kanë shitur. Prandaj pikërisht për këtë, për t’u ruajtur nga ky element shqetësues për ne për shkak se në fund të ditës ne duhet edhe të ruajmë të ardhurat që njerëzit e ndryshëm dhurojnë për rastet. Kemi vënë disa kufizime. Kufizimet janë gjitihmonë nën efektin e presionit pozitiv do ta quaja unë dhe për të garantuar disi ato para që njerëzit dhurojnë. Faza jonë, prej 5 viteve tashmë, fokusohet që asnjë prej banorëve të cilët përfitojnë një shtëpi, nuk do të marrë titullin e pronësisë pa plotësuar kushte.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Arbër Hajdari: Kushti i parë është afati që brenda 3 vitesh ti mund të banosh në këtë shtëpi pa asnjë lloj  kushti, por ti nuk ke të drejtë ta shesësh shtëpinë. Kushti i dytë është që ti për të përfituar titullin e pronësisë pas 3 viteve, duhet që të na provosh që ti ke shkuar në punë, që ke dërguar fëmijët në shkollë dhe ne këto arrijmë t’i dëshmojmë lehtësisht. Kjo bëhet për arsye që familja të fillojë të krijojë  mikroekonominë e tyre dhe mos të jenë gjithë kohës në kërkesë për ndihmë ndaj nesh dhe deri më tani kjo ka funksionuar si një skemë shumë pozitive. Të dy kushtet janë kushte në përfitim të familjes, nuk është në përfitimin tonë. Të gjithë fëmijët të cilët janë minorenë, derisa të shkojnë 18 vjeç, të cilët fitojnë aftësinë përpara ligjit për të shitur apo për të blerë një pronë, nuk e shesin dot shtëpinë. Duhet konsensusi i të gjithë fëmijëve në mënyrë që ajo shtëpi të shitet. Besoj disi se e kemi blinduar këtë proces për t’u ruajtur në maksimum nga abuzimi që mund të vijë nga çfarëdolloj krahu.

Next Post
Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com