• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Narkoza e skaduar që po i japin votuesve të PD-së

by Ylli Pata
05/06/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Narracioni i post 11 majit, nuk po ngjit thjesht sepse është bërë bozë retorika tashmë që prej disa zgjedhjeve, e votës së devijuar nga pushteti e mekanizmat e tij.

Mbështetës mediatikë të Sali Berishës, e cilësojnë të gjithë debatin e hapur mbi faktorin lidership të PD-së si një narkozë që po i jepet opinionit për të devijuar debatin real, sepse sipas tyre vota është devijuar.

E gjithë kjo, në fakt është një narkozë në të kundërt, për të tentuar të ndikojnë që opozita, ajo brenda PD-së, të mos e lexojë votën siç duhet.

Në të vërtetë shifrat e 11 majit, janë më politike se kurrë, e në shumë aspekte ngjajnë me 2013-n. Pasi kemi të bëjmë me një vullnet politik të qartë të adresuar në shifra të mëdha; rreth 1 milionë vota të marra nga partitë jashte “madhështorëve”.

Shifër, që mund të intepretohet si të duash, e në këtë rast mazhoranca e konsideron si votë pro saj, por që në realitet marrë në kompleks është një votë kundër. Një votë kundër Sali Berishës si një alternativë qeverisëse.  Dhe këtë e shikojmë shumë thjesht nëse lexohen votat nacionale por edhe qark më qark.

PS nuk ka një rritje, por një ulje votash sidomos në qytetet e mëdha, përjashto Shkodrën, krahasim me votimet e vitit 2021.

Çfarë do të thotë ky tregues? Një lëvizje dialektike e elektoratit gri, sidomos në qytetet e mëdha për formacionet e reja politike: Nisma Shqipëria Bëhet, partinë Mundësia, Lëvizja Bashkë, e më pak partitë e tjera, që nuk janë të reja, por gjithsesi një faktor politik shtesë.

Ky tregues, pra i devijimit të një konsensusi politik të votuesve të mundshëm anti-qeveritar apo jo qeveritar, drejt formacioneve të reja, është një votë e qartë kundër Sali Berishës.

Ashtu siç është në shumicën e saj, apo në thelbin e saj, edhe vota e elektoratit solid të Partisë Socialiste. Kjo kuptohet qartë nga fushata e kryqëzuar e Edi Ramës 50+50%. Gjysëm për naracionin e pasaportës europiane e gjysma kundra “Bufit dhe kënetës së tij”. Që në bombardimin thuajse 24 orësh në rrjete sociale e media, ka anuar më shumë nga fushata anti-kënetë.

Gjë që ishte totalisht e pritshme dhe dialektike, pasi Sali Berisha i ka të gjitha atrubutet për tu kthyer në shënjestër politike. Jo vetëm nga mosha dhe koha e gjatë e qëndrimit politik, por sidomos nga procesi penal ndaj tij, si dhe sanksionet agresive të dy fuqive të mëdha: SHBA e Britania e Madhe.

Establishmenti berishjan rreket të argumentojë se mazhoranca nuk ka pësuar firo nga proceset penale të eksponentëve të saj, e kjo sipas tyre është e panatyrshme.

Por, përveç aspektit që mazhoranca ka pasur një tjetër sjelje ndaj çështjeve të eksponentëve të saj, është faktori që solli këtë realitet të drejtësisë së re, ndërkohë që për ta provuar këtë duhet lakmusi tjetër.

Pra që opozita të drejtohej nga një lider i pa ndjekur nga drejtësia, i pasanksionuar nga Perëndimi, si dhe me një sjellje ndryshe ndaj drejtësisë së re. Pa ndodhur kjo, nuk mund të paragjykohet mungesa e firos nga PS.

Forcat e reja politike, mund të kishin mbledhur edhe më shumë vota, nëse do të krijonin një front të gjerë politik anti-qeveri, por faktori kryesor edhe për këtë zhvillim është faktori “B”, i cili ka qenë faktor frenues edhe për militantët më të zellshëm të Partisë Demokratike që kanë qenë edhe në territor të aktivizuar në zgjedhje.

Ka një lexim të qartë, që militanca e PD-së, e cila përbëhet nga njerëz me logjikë dhe njohje të gjerë në territor e di më mirë.

Shpesh ajo ka qenë mjaft pragmatike, pasi ka punuar së bashku me kandidatët përkatës. Të cilët, ku kanë qenë cilësorë, e me lidhje në territor, kanë arritur rezultate të mira. Siç është fitorja e bashkisë së Krujës, nga Aulon Kalaja, rezultatet e mira të arritur në Golem dhe njësi të tjera të Kavajës, ku duket qartësisht influenca e Elvis Rroshit, i cili ka punuar për kushëririn e tij Eltonin, i cili ishte në listën e PD-së dhe koalicionit të saj”madhështor”.

Po të shikosh me detaje të gjithë universin e votave në territore të ndryshëm shikon shenja politike të qarta, që diku kanë ngjitur, e diku jo, pikërisht prej faktorit kandidat. Që ku është shkelur, është dënuar keqas PD. Si përshmebull Fieri dhe Elbasani. Ku kandidatët që fituan primaret e nuk u vendosën në lista, po e thonë hapur se Sali Berisha dhe enturazhi i tij i ngushtë janë fajtorët kryesorë të humbjes.

Alessia Balliu e Dash Sula e thonë përnatë këtë gjë, por edhe të tjerë që nuk e thonë, natyrshit për respekt të luajalitetit politik, e kanë thënë me veprime dhe akte, siç janë kërkesat për rinumërim nga Ilir Alimehmeti e Aulon Kalaja.

I gjithë ky gjallim i aktivitetit politik brenda PD-së, është një shenjë që Sali Berisha e ka ditur mirë se ekziston, që kur nisi lëvizjen anti-Basha. Ndaj përdori më shumë karrotën se shkopin në fushatën e tij se gjasme do ta hapte partinë katër kanatësh. Thjesht tani, ata njerëz që kanë ndjekur karrierën e tyre i janë kthyer doktorit. Të cilin përpara 2013, as guxonin t’ja bënin këtë gjë, sepse ishte jo vetëm i fuqishëm, por edhe ende i gjallë politikisht. Sot ai si faktor është një fosil, që normalisht për një kohë të gjatë do të ketë adhuruesit e tij, por si muze, jo kandidat për kryeministër.

Next Post
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Ka me shume se kta te tre,jane nder me te urryerit,e shume tjere te neveriteshem,si kta qe po shikojme.Kjo eshte rreklama e ndyre,e p komuniste,te plakut vicidolit,me kta do sillte fitoren,qe nuke u arrite,e nuke do arrihet kurre.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In