• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit

by B K
05/06/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Ajo i ka bërë këto komente pas një takimi me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, më të cilët ka diskutuar për moskonstituimin e Kuvendit dhe ndikimin që ka kjo situatë në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.

“Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, pas takimit.

Deklaratat e Osmanit kanë ardhur të njëjtën ditë kur është shënuar dështimi i 27-të për konstituim të Kuvendit.

Kuvendi nuk po konstituohet pasi Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka prezantuar e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani të mërkurën me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë të enjten se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.

Ai tha se, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar të enjten se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./rel

Next Post
Sali, ti je një renegat faqezi

Sali, ti je një renegat faqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In