• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

by E B
23/03/2026 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Është një javë e rëndësishme dhe produktive për individin. Sido që të jenë situatat, kjo javë premton diçka më mirë; ky është thelbi. Në mesin e javës do të kemi diskutime serioze në lajme dhe kudo, për shkak të hyrjes planetare që kam përmendur në fillim të marsit. Kemi një konfigurim të fortë: Saturni te Dashi bashkë me Diellin, në një hyrje gjashtëkëndore me Plutonin tek Ujori.

Dielli ka nisur ciklin e ri te Dashi, ndaj u uroj vit të mbarë dhe muaj të bukur ditëlindjeje të gjithë atyre që i përkasin kësaj shenje. Nevoja për nisje të reja është shumë e fortë; është mbase periudha më e rëndësishme për ata që kanë projektuar fillime të reja në pranverë.

Dashi: Ndryshimi është i detyrueshëm, qoftë edhe në mënyrën se si i shihni gjërat. Me Diellin mbi Saturn dhe në lidhje me Plutonin, duhet të riorganizoni fuqishëm anën ekonomike. Është momenti ideal për iniciativa të reja në biznes ose karrierë. Do të ndiheni plot emocione dhe të gjallë

Demi: Kjo hyrje kërkon durim dhe mendime serioze. Dielli mbi Saturn do t’ju ndihmojë të mbyllni çështje të vjetra, probleme apo shqetësime me sukses maksimal. Lëvizjet e mëdha ekonomike apo investimet është mirë t’i lini pas datës 27 prill. Tani mund të mbyllni çështje ligjore, pagesa apo detyrime familjare.

Binjakët: Javën e nisni me një pasiguri në projektimin e profesionit, por mos u shqetësoni. Çdo nisje profesionale, sado e vështirë të duket, do të bëhet më e thjeshtë nga mesi i javës e në vazhdim. Venusi te Dashi do t’ju sjellë optimizëm dhe lajme të mira për ekonominë. Janë fillime të vështira, por me shpërblim të madh

Gaforrja: Keni Jupiterin në pozicion fantastik me Marsin te Peshqit, gjë që favorizon çdo ndryshim të nevojshëm. Ata që kanë planifikuar lëvizje të mëdha, kanë kohë deri në fund të qershorit. Duhet të merrni iniciativa ose të guxoni të shpreheni në ambientin e punës. Jupiteri do të luajë rolin e mbrojtësit dhe shpërblyesit për ju

Luani: Me Plutonin përballë, duhet të kontrolloni tonin e zërit dhe ashpërsinë e gjykimit. Mos jini të ngurtë me të tjerët. Kjo javë ripozicionon raportet sociale dhe profesionale jashtë shtëpisë. Priten njohje të reja që do të ndikojnë në lëvizjet tuaja profesionale gjatë pranverës

Virgjëresha: Dielli dhe Saturni ju imponojnë seriozitet. Do të merreni me çështje që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besnikëri në marrëdhënie afatgjata. Plutoni tek Ujori mund të sjellë ndonjë shqetësim të vogël ekonomik, por nga mesi i javës do të gjeni zgjidhje për çdo ngarkesë

Peshorja: Do të vlerësoheni maksimalisht nga të tjerët për seriozitetin tuaj. Venusi përballë jush nxjerr në pah anët tuaja pozitive. Do të keni dëshirë të ndryshoni diçka në orarin ose mënyrën e punës. Kreativiteti dhe idetë tuaja duhet të merren parasysh, pasi java do të mbyllet me shije shumë të mirë

Akrepi: Fokusohuni te çështjet familjare dhe diskutimet për ekonominë. Edhe pse mund të ndjeni ngarkesë financiare, periudha është e favorshme për të prodhuar dhe për të korrur rezultate më vonë. Jeni në fazën e korrigjimeve të fundit në profesion. Bëni kujdes me nxitimin vetëm në orët e para të paradites së sotme

Shigjetari: Mund të merrni propozime të çuditshme pune që nuk ngjajnë me ato që keni bërë më parë. Ju rekomandoj të keni guxim; nëse propozimi vjen nga njerëzit e duhur, pranojeni. Venusi ju jep vetëbesim dhe kreativitet. Mos hezitoni për ndryshimet që do të diskutohen në pjesën e parë të javës

Bricjapi: Mund të keni detyrime serioze ndaj një personi të moshuar në familje që ka nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ngarkesa në punë do të fillojë të ulet dhe gjërat do të qartësohen. Pas datës 30 mars, kur Venusi të kalojë te Demi, do të nisë një periudhë shumë e mirë ekonomike për ju

Ujori: Nuk është momenti për lëvizje të mëdha ekonomike apo investime; prisni deri në mesin e prillit. Plutoni mund t’ju shkaktojë stres, por do të ndryshojë këndvështrimin tuaj për mirë, do të filloni ta shihni gotën gjysmë plot. Do të keni mundësi të mira për prurje ekonomike gjatë javës.

Peshqit: Prioriteti juaj është siguria ekonomike dhe qetësia lidhur me paratë. Marsi te shenja juaj favorizon nisjet e reja në profesion. Do të keni diskutime serioze me njohje sociale që do t’ju hapin perspektiva të reja. Në mesin e javës, mund t’ju duhet të kujdeseni për të rriturit e familjes

Në nivel global, dy janë çështjet që do të diskutohen: e para janë çështjet e luftës dhe e dyta mund të jetë ndonjë lajm për epidemi apo viroza. Kjo mund të na orientojë pak gabim, por do të jetë diçka afatshkurtër. Lajmet do të duken më të rënda sesa janë në realitet.

Next Post
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In