• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

by E B
23/03/2026 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, duke arritur deri në 1.71 euro për litër, një nivel që po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve.

Si vend që varet nga importi, Kosova ndikohet fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare, sidomos nga tensionet në Lindjen e Mesme. Por për qytetarët, kjo përkthehet thjesht në kosto më të larta në përditshmëri.

Shumë prej tyre thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme dhe po kërkojnë alternativa më të lira jashtë vendit, kryesisht në Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi.

“Për momentin, derivatet në Kosovë janë shumë të shtrenjta. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ose të dalim në këmbë, ose të shkojmë të furnizohemi në Maqedoni apo Mal të Zi, sepse në Kosovë janë shtrenjtuar tepër. Sa i përket çmimeve në Kosovë, janë shumë të larta, dhe në veçanti derivatet janë shtrenjtuar shumë kohën e fundit. Vetëm duke shkuar në Maqedoni për t’u furnizuar, sepse atje çmimet janë më të lira”, thotë një qytetar për RTK-në.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria. Sipas tyre, ulja e akcizës dhe e TVSH-së për derivatet do të ishte masa më direkte për të lehtësuar barrën.

Ekonomisti Lulzim Beqiri vlerëson se nëse hiqet akciza dhe ulet TVSH-ja, çmimi i naftës mund të zbresë në rreth 1.20 euro për litër, duke e bërë më të përballueshëm për qytetarët dhe bizneset.

“Kjo do t’u ndihmonte qytetarëve të vendit, të cilët do të kishin të paktën një përkujdesje nga shteti, dhe njëkohësisht do të ndihmonte edhe bizneset për të parandaluar zinxhirin e rritjes së çmimeve në të gjithë linjën e prodhimit. Prandaj, është e domosdoshme që institucionet përkatëse të ulin akcizën dhe TVSH-në. Në këtë mënyrë, çmimi maksimal për një litër naftë do të ishte rreth 1.20 euro dhe do të ishte më i përballueshëm për qytetarët e Kosovës. Dëmi nuk është i madh për buxhetin e shtetit, sepse jemi në krizë dhe shteti duhet të marrë përsipër edhe obligimet që ka ndaj qytetarëve”, thotë Beqiri.

Njohës të ekonomisë thonë se kjo do të ishte ndihma më direkte, duke pasur parasysh se tashmë është në fuqi edhe vendimi i Ministrisë së Tregtisë që përcakton marzhe të fitimit prej 2 centë për shitjet me shumicë dhe 12 centë për shitjet me pakicë.

Ndërkohë, ndryshe nga Kosova, Maqedonia e Veriut ka ndërhyrë duke ulur TVSH-në për derivatet nga 18% në 10% për dy javë, si masë për të përballuar krizën e çmimeve.

Next Post
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi shkatërruese godasin Çikagon, konfirmohen 3 tornado, erërat arritën 160 km/h

Stuhi shkatërruese godasin Çikagon, konfirmohen 3 tornado, erërat arritën 160 km/h

August 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik kërkon kompensimin për karburantin, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës nëse pagesat nuk disbursohen

August 12, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Për protestën, opozitën, për një pis e për shumë pisa të bërë nga vetë Rama

August 12, 2026
VIDEOLAJM / Rama mbërrin në Kuç të Vlorës, mbledh kryebashkiakët për reformën territoriale

VIDEOLAJM / Rama mbërrin në Kuç të Vlorës, mbledh kryebashkiakët për reformën territoriale

August 12, 2026
Rusia gjobit platformat “Telegram” dhe “Google” për përmbajtje të ndaluar

Rusia gjobit platformat “Telegram” dhe “Google” për përmbajtje të ndaluar

August 12, 2026
Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq - Euronews Albania

SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare ndaj Iranit, sulmojnë anijen panameze

August 12, 2026
Ujë, shtyrje dhe akuza/ Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve

Ujë, shtyrje dhe akuza/ Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve

August 12, 2026
Flet nënkryetarja e re e PD: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë bashkëpunimi

Flet nënkryetarja e re e PD: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë bashkëpunimi

August 12, 2026
Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 12, 2026
Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com