• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

by Eduard Zaloshnja
14/02/2026 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një ekstrapolim statistikor i sondazhit tim të fundit për emisonin ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se afërsisht 310 mijë pjesëmarrës të këtushëm të zgjedhjeve të fundit parlamentare janë të zhgënjyer nga partitë për të cilat votuan më 11 maj 2025. Më tej, afërsisht 437 mijë banorë në moshë për votim nuk votuan fare në ato zgjedhje.

Duke përmbledhur, mund të thuhet statistikisht se pothuaj 40% e 1.9 milionë banorëve të rritur të Shqipërisë (rreth 747 mijë) janë zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese (të mëdha e të vogla).

Kuptohet që tenda e të zhgënjyerve është laramane politikisht dhe ideologjikisht. Aty përfshihen të zhgënjyer nga politikanë si Rama, Berisha, Meta, Lapaj, Shehaj, Qori, etj, etj. Aty mund të përfshihen të zhgënjyer nga kapitalizmi në përgjithësi, ose të zhgënyer nga kapitalizmi që po zbatohet në Shqipëri. Sidoqoftë, një e dhënë nga një sondazh i im i mëparshëm është shumë e rëndësishme për të kuptuar orientimin politik të të zhgënjyerve: 50% e tyre rezutuan se vlerësonin Ahmet Zogun si drejtuesin më të mirë të shtetit shqiptar në 100 vjetët e fundit (pjesa tjetër vlerësonin Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon, ose Edi Ramën).

Ndërkohë që rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit janë gati të votojnë qysh sot PS-në e Ramës dhe 400 mijë PD-në e Berishës, duket e vështirë që të krijohet një alternativë e re politike përtej tyre, që do të thithte votat e 747 mijë të zhgënjyerve. Sepse tenda e të zhgënjyerve është laramane politikisht dhe ideologjikisht!

Në tentativat për të krijuar një alternativë të re domethënëse politikisht, vetëm LSI-ja mund të quhet e suskseshsme përkohëshit deri më sot, ngaqë përcaktoi se kush do të ishte kryeministri i vendit në dy zgjedhje (2009 dhe 2013). Por nga 2017-ta e këtej, edhe ajo ka qenë thjesht një zhurmë statistikore në lidhje me pëcaktimin e kryeministrit të vendit.

Tentativa të tjera kanë qenë zhurma statistikore fare të papërfillshme – ose nuk kanë arritur të prodhojnë mandate parlamentare, ose kanë prodhuar ndonjë mandat që nuk luan dot asnjë rol në përcaktimin e kryeministrit të vendit. Sa për impaktin e tyre elektoral, nga sondazhi im i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, rezultoi se partitë e vogla kanë humbur pothuaj treçerekun e votuesve që patën më 11 maj 2025…

Next Post
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com