• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mrekullitë ndodhin!

by
07/05/2015 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

 

Një foshnje u shpëtuar pas 22 orësh nga rrënojat e tërmetit të pamëshirshëm në Nepal, duke lënë gojëhapur shumëkënd, që nuk beson tek mrekullitë. Por ato nuk ndodhin vetëm nën gërmadhat e shkatërrimit. Mrekullia shqiptare ndodhi të enjten, kur kafeneja e Parlamentit u boshatis për të dëgjuar fjalimin e Blushit sic raportojnë miqtë e tij në lëmin virtual. Madje raportimi linte të kuptohej se nga vështrimet e deputetëve lexohej vëmendja e tyre e shtuar ndaj fjalëve të kolegut që po përmendte më shumë Saliun (sic I referohej ai) sesa Ramën.
Nëse e marrim të mirëqenë që boshatisja e kafes së Parlamentit është një mrekulli, duhet ta rendisim ndër të paktat që ndodhin në atë sallë, që më së shumti prodhon agresivitet, fjalor banal dhe të qeshura deri në hilaritet. Kaq! Pjesa tjetër e ngjarjes ishte e zakonshme. Deputetë të maxhorancës që shikonin sesi një trim kishte dalë nga vatha e tyre e heshtjes dhe po u thoshtë në sy gjëra që me gjasë I diskutojnë dhe në kafe. Asgjë e padëgjuar për ta. Asgjë e paditur. Por miqtë e trimit vrapuan ta quanin kurajo të madhe dhe fjalim të rëndësishëm, nga ata që duhet të shkundë kortezhin e Rilindjes drejt banesës së fundit, nëse I besojnë profecisë së Blushit.
Ngjarja mbaroi për habi të të gjithëve me ndërhyrjen e një deputeti që pakkush ishte në gjendja ta identifikonte që I kërkoi Blushit që bënte mrekullinë e tij dhe të ofronte zgjidhjet për të evituar procesionin e Rilindjes. Kuptohet, që ai nuk mori përgjigje për shqetësimin e tij, pasi nuk mund të kishte dy mrekulli në një ditë. Për më tepër që zgjidhjet janë aty përpara syve të deputetit që pyeti, të mishëruara tek deputeti që ngre akuza dhe vë epitete por që nuk ka asnjë mundësi të përmirësojë qeverisjen. E para sepse nuk e kanë zgjedhur në rreshtin e ministrave prej të cilit ai është I përjashtuar dhe e dyta sepse nuk përfaqëson ndonjë votë të spikatur të socialistëve në emër të të cilëve mund të propozonte e kontribuonte.
Ka një pretendim që përflitet në tavolinat e mirëinformuara të Tiranës se Blushi mund të marrë një përqindje të konsiderueshme të votave brenda partisë, nëse Rama thërret forumet dhe strukturat drejtuese. Ky pretendim është I vështirë të provohet, përderisa nuk ka ndodhur mrekullia dhe Rama të bëj zgjedhjet për Kryetar të Partisë Socialiste për sa kohë këmbëngul se ai është votuar si lider I socialistëve në 2013. Pra në këtë pikë më shumë se pretendim, mbetet një hamëndësim për një forcë të pamatur, për të mos folur të tradhëtuar vite më parë.
Për momentin duhet pranuar se socialistët po kalojnë ditë prove se deri në cfarë mase mund t’I durojnë kritikat të bëra në sy publikisht, meqenëse pas dyerve të mbyllura hapesirat duket janë të kufizuara. Disa kolegë të Blushit kanë reaguar pa arrogancën e zakonshme që u dikton pushteti dhe me kthjelltësi e përulësi po përpiqen t’I amortizojnë akuzat duke pranuan një pjesë të përgjegjësisë dhe të mundësisë për t’I bërë gjërat më mirë. Ka dhe nga ata që janë indiferentë dhe përpiqen ta minimizojnë shpërthimin e Blushit dhe këta janë kryesisht ish miq të tij që I kanë besuar vite më pare dhe janë ndjerë të lënë në baltë prej tij. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: A ka ndodhur ndonjë mrekulli dhe ka ndryshuar Blushi këtë radhë?

 

Next Post

Zbulohen 900 doza heroine poshtë motorit, pranga të riut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com