• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

by A. Q
29/09/2026 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të SPAK.

Haxhia ka përcjellë versionin e klientit të tij, duke kundërshtuar pretendimet që lidhen me takimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe me dokumentet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit.

Në intervistën e dhënë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, duke folur për qëndrimin e Agasit, Haxhia deklaroi:

“Po e deklaroj çfarë kam biseduar me klientin dhe më ka thënë: asnjëra nga ato nuk qëndron. Kryetarja e shërbimit informativ nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk e kam takuar asnjëherë, në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme. Se çfarë ruajnë ata në kuptimin e funksionimit të atij institucioni është tjetër gjë, këtë nuk e di…, që është një lidhje, që është aset, a është në shërbim… këtë nuk di ta them. Vetëm di të them që ai sfidon. Më ka thënë që sfidoj këdo që të thotë: “Unë kam bashkëpunuar me sekretet shtetërore” dhe e dyta: “Që në makinën që kam pasur në shtëpi janë gjetur dokumente”.

Sa i përket pretendimeve për dokumentet dhe materialet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit, avokati ka kundërshtuar versionin e bërë publik dhe ka deklaruar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me këto pretendime.

“Sfidon këdo për ato biseda që kanë nxjerrë në media ose në publik dhe thotë: “Po të ishin se në makinën time, që aty ka qenë, nuk ka lëvizur, se është vërtetuar që nuk është makina me të cilën është kryer rrëmbimi, të jenë gjetur materiale të shërbimit informativ”. Kanë vënë në gojën e Agasit që ai ka deklaruar që: “I kam pasur këto dokumente dhe i kam lënë në makinë”. Jo, nuk është e vërtetë, aty kam qenë në proces. Këtë kundërshton ai. Ai thotë, edhe prokurorinë dhe këdo tjetër që të ballafaqohet.”

Haxhia ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me publikimin e disa komunikimeve telefonike, duke argumentuar se ato, sipas tij, nuk kanë interes për hetimin. Avokati ka kërkuar që çdo material që pretendohet se ekziston të përfshihet në dosjen e hetimit, në mënyrë që mbrojtja të mund ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

“Ne kërkojmë që prokuroria të distancohet, ose nëse janë të vërteta, t’i fusin në dosje, jo po të bëhet kallëzim ndaj prokurorisë. Jo, t’i vërë në dosje dhe ta bëjmë luftën ballë për ballë, pra ta bëjmë dyluftimin juridik me provat që ke, por e them përsërit, nuk besoj që prokuroria t’i ketë nxjerrë, sepse si ka, nuk i ka. …Ne, në cilësinë e mbrojtjes, na e kanë bërë mbrojtjen gati të pamundur. Ky variant fillon vazhdimisht, duke i bërë gjërat në publik, mbarset publiku dhe ne atëherë duhet të sqarojmë publikun dhe pastaj të bëjmë mbrojtjen juridike. Për mua është bërë një strategji dhe taktikë që ta vërë para fajësisë zotin Agasi.”

Më herët, gjykata ka aprovuar tre masa të kërkuara nga SPAK për nxjerrje sekreti dhe përkrahje të autorit të krimit, mes tyre edhe për ish-kreun e SHISH, i cili mbahet në arrest shtëpiak.

Deklaratat e mësipërme përfaqësojnë qëndrimin e mbrojtjes së Ergys Agasit. Hetimet dhe pretendimet e SPAK vijojnë të jenë pjesë e procesit në zhvillim.

Next Post
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ambasadori amerikan Wendt ndez nesër "motorin diplomatik" në Tiranë, ja cilin zyrtar të Qeverisë shqiptare do takojë të parin dhe prioritetet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta -

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com