• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MPJ pranon: Jo vetëm Vengu, 9 zyrtarë me dy-shtetësi

by A R
25/12/2015 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në diplomacinë shqiptare, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Pirro Vengu nuk është i vetmi nëpunës me dy shtetësi. Në një përgjigje zyrtare drejtuar “Gazeta Shqiptare”, MPJ sqaron se në total janë 9 nëpunës që veç pasaportës shqiptare kanë edhe një tjetër të huaj. Ndërkohë që nuk preferon të bëjë publike emrat dhe funksionet që ata mbajnë në Shërbimin e Jashtëm, MPJ thotë se ky fakt nuk përbën skandal pasi sipas saj “Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk e ndalon mbajtjen e dyshtetësisë për diplomatët. Nga ana tjetër, Ligji ynë nr.23/2015 ‘Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë’ nuk e ndalon një gjë e tillë. Në nenin 38 të tij përcaktohen rregullat që duhet të plotësojë një individ për t’u angazhuar në shërbimin e jashtëm. Verfikimi i pastërtisë dhe sigurisë të çdo individi i cili angazhohet në shërbimin e jashtëm është objekt i punës së organeve të specializuara në fushën e sigurisë. Ju bëjmë me dije se në shërbimin e jashtëm vetëm 9 nëpunës kanë dyshtetësi. Për sa i përket emrat e nëpunësve me dyshtetësi, informojmë se kjo çështje është objekt i ligjit ‘Për mbrojtjen e të Dhënave Personale’ dhe në këto kushte emrat e nëpunësve, mbajtës së dyshtetësive nuk mund të bëhen të ditura”, – sqaron ministria e Punëve të Jashtme në reagimin e saj zyrtar për “Gazeta Shqiptare”.

PRECEDENTI “VENGU”

Një media greke ishte e para që rreth tri muaj më parë publikoi lajmin që Pirro Vengu, shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, është kërkuar nga ministria e Mbrojtjes e Greqisë për të kryer shërbimin ushtarak në vendin fqinj, pasi Vengu ka bërë letrat e homogjenitetit dhe quhet një greko­shqiptar, pra ka dy shtetësi. Politika shqiptare u përfshi në debate të ashpra për këtë fakt, deri aty sa opozita kërkoi edhe dorëheqjen e Bushatit, me argumentin se dyshtetësia e shefit të tij të kabinetit përbënte një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Nga ana e tij Bushati, e cilësoi Vengun si një nga punonjësit më të devotshëm të institucionit që drejton dhe tha se gjithçka ishte një spekulim. “Mund të them që shefi im i kabinetit është një nga punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptar. CV mund t’ua vendos në dispozicion shqiptarëve. Çdo gjë tjetër është spekulim, pasi idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë që të gjallojnë”, – tha Bushati. Lidhur me çështjen pati një reagim edhe të kryeministrit, Edi Rama.

I pyetur në emisionin “Opinion” nga gazetari, Blendi Fevziu, shefi i qeverisë tha se “thirrja për ushtar i është bërë në mënyrë automatike siç bëhen ato. E ka refuzuar. Ka paguar edhe detyrimin që duhet të paguash për të mos shkuar ushtar. E ku është problem këtu?”, – tha Rama duke përdorur kësisoj një nga shprehjet tashmë të famshme të Drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj. Kur Partia Socialiste ka qenë në opozitë, Ditmir Bushati ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të faktit se në Shërbimin me Jashtë kishte diplomatë me dyshtetësi. Kjo edhe për faktin se mbajtja e një pasaporte të huaj veç asaj shqiptare binte në kundërshtim me nenin 18 të ligjit të vitit 2003 për “Shërbimin me Jashtë”. Por me ardhjen në pushtet të së majtës, ligji u shfuqizua dhe me ligjin e ri mbajtja e dyshtetësisë nuk parashikon sanksione./Balkanweb

Next Post

Atentati ndaj dy të rinjve, FNSH kreh Durrësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

January 7, 2026
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

January 7, 2026
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In