Itali/Një 14 – vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një motor.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në qendër të Genovas.
Adoleshenti shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas ANSA u përplas nga një Scooter ndërkohë që po kalonte rrugën.
Ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e San Martino, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe drejtuesi i motorit.
a.ç