Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është e martuar prej disa vitesh dhe është nënë e një djali.
E ndërsa vitet kanë kaluar për të dhe bashkëshortin e saj, Fatma duket se i ka ndjenjat njëlloj si në ditët e para.
Këtë të diel 9 shkurti çifti kanë mbushur 14 vite që janë bashkë.
E emocionuar nga vitet e kaluara, moderatorja ka publikuar një fotografi me të shoqin bashkë me një postim emocionues.
“Ky shikim më bën ende të ndihem 19 vjeç, si herën e parë kur u rastisëm…me të njëjtin vështrim, ku në pak sekonda imagjinuam gjithçka kemi dhe jemi sot. 14 vite dhe ende të fortë”, shkruan Fatma.