• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministrja gjermane e Mbrojtjes hapur Macron-it: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot

by Java News
17/11/2020 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se “Evropa ende ka nevojë për Amerikën“.

Presidenti francez tha se ai nuk pajtohet kurrsesi me pozicionin e Kramp-Karrenbauer dhe e përshkroi argumentin e saj si “një keqinterpretim historik”, duke pretenduar se as kancelarja Angela Merkel nuk pajtohet as me të.

Në një fjalim me temë politikën e sigurisë të martën, Kramp-Karrenbauer u përpoq të qetësonte tensionet duke thënë se ajo pajtohet me Macron se Evropa duhet të bëjë më shumë për veten. “Vetëm nëse e marrim seriozisht sigurinë tonë, Amerika do të bëjë të njëjtën gjë. Presidenti francez sapo e deklaroi këtë. Dhe unë jam dakord me të”, tha ajo.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes nuk u tërhoq në argumentin e saj thelbësor – këmbëngulja e saj se BE nuk ka zgjidhje tjetër veçse të varet nga SHBA si një partner i ngushtë. “Për një të ardhme të parashikueshme” SHBA do të mbetet “aleati më i rëndësishëm në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ajo.

“Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të ShBA, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Këto janë fakte kthjelluese”, shtoi ajo.

Kramp-Karrenbauer përsëriti dhe mbrojti argumentet e ngritura gjatë një fjalimi të mëparshëm në tetor, në të cilin shprehej se “iluzionet e autonomisë strategjike evropiane duhet të marrin fund” sepse “evropianët nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë rolin thelbësor të Amerikës si një ofrues sigurie“.

Autonomia strategjike është një koncept i mbështetur nga Macron, i cili argumenton se BE-ja duhet të bëhet më e fuqishme në skenën botërore dhe më për të vepruar në mënyrë të pavarur në një gamë të gjerë fushash, nga operacionet ushtarake te politika industriale – veçanërisht pasi SHBA po zhvendos gjithnjë e më shumë fokusin e saj nga Evropa në Azi.

Next Post
ZYRTARE/ U pajis me pasaportë, por ganezi i Metës largohet nga Shqipëria

ZYRTARE/ U pajis me pasaportë, por ganezi i Metës largohet nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com