• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zbut tonet pas takimit me ambasadoren Kim: 2 Marsi do të jetë paralajmërim për Ramën!

by Java News
20/02/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se është zbutur pas zbarkimit në zyrë pasditen e djeshme të ambasadores së SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Kreu i shtetit sot e ka nisur ditën me sulm kundër kryeministrit Edi Rama dhe thirrje për popullin për t’iu bashkuar në shesh në datë 2 mars në tubim, por duket se ka një tërheqje nga gjuha djeshme, që ishte e ashpër dhe kërcënuese.

E ndërsa dje, kreu i shtetit u shpreh se do të firmosë dekretin e parë në 2 mars kundër qeverisë, që e cilësoi bandë, për të ‘shpartalluar grushtin e shtetit’, sot Ilir Meta thotë se protesta do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë. Në postimin e tij në Facebook Presidenti nuk flet më për dekretin që paralajmëroi dje dhe që e la enigmë duke mos e specifikuar nëse do të ishte për shpërndarjen e parlamentit.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve”, shkruan Meta.

Pas thirrjes së presidentit për tubim antiqeveritar para kryeministrisë më 2 mars, ambasadorja amerikane, Yuri Kim i shkoi në zyrë krerëve politikë më të lartë të vendit, Metës, Ramës dhe Bashës, për t’i çuar mesazhin e fortë se duhet të tregojnë pjekuri, t’u besojnë proceseve demokratike dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e popullit shqiptar. /e.s/

Next Post
Mos i neglizhoni, shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën

Mos i neglizhoni, shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In