Nga Eduard Zaloshnja
Në një sondazh rigoroz që drejtova në fund të shtatorit në terrenin e Tiranës urbane (për një fondacion gjerman), ndër të tjera, të anketuarit u pyetën edhe sesi kishin votuar më 2025 dhe sesi kishin votuar më 2021. Ata ishin banorë të rritur krejt të rastësishëm të 11 ish-minibashkive origjinale të Tiranës, të anketuar në kushtet e një anonimiteti të plotë.
Nga sondazhi rezultoi se vetëm 4/6 e të anketuarve që kishin votuar para pesë vjetësh për PD-AN-në ose për LSI-në, votuan edhe vjet për koalicionin e përbashkët të këtyre partive (i quajtur tashmë PD-ASHM). Pothuaj 1/6 e ish-PD-AN-istëve dhe ish-LSI-stëve nuk votuan fare vjet, ndërsa mbi 1/6 votuan për parti të tjera të garës së vjetshme (shihni tabelën e mëposhtme).












