• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i neglizhoni, shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën

by Java News
20/02/2020 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos në moshat e reja. Por, cilat janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për probleme në zemër?

Këmbë dhe gjunjë të enjtura
Ënjtjet në këmbë mund të shfaqen për një sërë arsyesh dhe këtu nuk përjashtohet as një problem me valvulën e zemrës. Formimi i lëngjeve është një simptomë e zakonshme e një problemi në zemër, kur ajo nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak. Para se të frikësoheni, duhet të dini që kjo lloj ënjtjeje, ndryshe nga fryrjet e zakonshme, fillon të përkeqësohet me kalimin e kohës ose të përhapet në trup. Prandaj, nëse arrini në këtë pikë, e dini që duhet të konsultoheni me mjekun.

Dhimbje koke
Para se të pini një ilaç për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duhet të dini që ato mund të jenë shenjë paralajmëruese e goditjes në tru ose mpiksjes së gjakut gjithashtu.

Vetëm dhimbja e kokës nuk është domosdoshmërisht tregues i problemeve me zemrën, por nëse e përjetoni atë së bashku me simptoma të tjera, si lodhje, marramendje, të fikët, ose fillon krejt papritur, mund të paralajmërojë për një problem më serioz.

Lodhje
Kjo mund të jetë shenja më e vështirë për t’u deshifruar, sepse janë një milion arsye përse mund të ndiheni të lodhur, mungesa e gjumit, stresi etj. Nëse ndieni njëfarë dobësie, që e keni ndier më parë vetëm kur keni qenë të sëmurë me grip, zemra mund ta ketë të vështirë në oksigjenimin e trupit.

Dhimbje në stomak
Shumë njerëz mendojnë se problemet me zemrën ndihen direkt në gjoks, ose në krahun e majtë. Në fakt, ajo që shumë nuk e dinë është se, dhimbja mund të përhapet kudo në trup. Kur ndieni dhimbje therëse në stomak, ekziston mundësia që të keni probleme me zemrën. Edhe pse dhimbja në stomak mund të jetë edhe shenjë e ndonjë gripi ose urthi, ekspertët rekomandojnë që mos ta neglizhoni, por të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar se nga çfarë vuani.

Dobësi, të fikët
Dobësia vjen si pasojë e rënies së tensionit të gjakut. Por, mund të jetë edhe shenjë e një problemi më serioz. Një çrregullim i valvulës që nuk lejon rrjedhjen si duhet të gjakut, rrahje të ngadalta ose shumë të shpejta të zemrës, ose një çarje e aortës, të gjitha këto mund të jenë shkaktarë të dobësisë dhe të rënies të fikët.

Marramendje
Ashtu si shumica e këtyre simptomave, edhe marrja e mendve me raste nuk është shkak për t’u shqetësuar. Kjo ndjesi mund të vijë si rezultat i dehidratimit, lodhjes, ngritja e shpejtë etj. Por, nëse marramendja vazhdon, duhet të konsultoheni me një mjek. Nëse problemi është në zemër, mund të ndodhë për shkak të bllokimit të një arterie.

Tension në pjesën e sipërme të shpinës
Ataku në zemër nuk ndihet gjithmonë në këtë organ. Shpesh pacientët thonë se ndiejnë sikur kanë një elefant sipër kraharorit. Ka raste kur e njëjta ndjesi është edhe në pjesën e sipërme të shpinës. Nëse ndjeni sikur dikush po ushtron forcë shumë të madhe në shpinën tuaj, kjo mund të jetë shenjë e atakut në zemër.

Next Post
Pranga 21-vjeçares që shpërdante droga të forta në Durrës. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Pranga 21-vjeçares që shpërdante droga të forta në Durrës. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com