• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta nga Kamza: Safet Gjici është njeriu i duhur për Kamzën

by
28/05/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës ku ishte i pranishëm edhe kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Kamzës, z. Safet Gjici.

Në këtë takim merrnin pjesë Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ylli Manjani, deputeti i PS-së, z. Pjerin Ndreu si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta shprehu besimin e se banorët e kësaj zone do të votojnë kandidatin e majtë Safet Gjici.

“Ju tashmë e keni marrë vendimin dhe vendimi juaj është që në 21 qershor do të arkivohet njëherë e mirë projekti i këtyre 8 viteve ‘Kamza ime’ dhe ju do të votoni për projektin e ri “Kamza jonë” me kryetarin e ri të bashkisë, Safet Gjicin. Projekti i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe i kryebashkiakut të ardhshëm të koalicionit tonë, Safet Gjici, është “Kamza jonë”, që të gjithë të jenë pjesë e ndryshimit, e transformimit. Do të jetë një projekt transparent në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit”, tha z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, z. Meta kërkoi që ti jepet fund mënyrës aktuale të drejtimit të Bashkisë së Kamzës duke e lënë atë me investime skandaloze dhe me infrastrukturë të dobët.

“Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur. Është në drejtimin e duhur dhe di të ecë shumë shpejt. Është një njeri i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi, administrimi, shumë i suksesshëm. Është një njeri i cili ka mentalitetin e kampionit. Pra, që dëshiron të arrijë majat e suksesit dhe këtë e provoi edhe me ekipin e Kukësit që e mori nga hiçi dhe e çoi edhe në Kupat e Europës. Ka frymën e ekipit dhe të bashkëpunimit Por unë besoj shumë se edhe fakti që ai vendosi të kandidojë këtu, është rezultat i një vendimmarrje shumë të pjekur dhe të studiuar, duke patur në radhë të parë besimin e tij te resurset që ka ky komunitet i jashtëzakonshëm”, – theksoi z. Meta duke shtuar se “Kamza jonë” meriton të ecë më shpejt me këtë rini të jashtëzakonshme.

Duke shprehur mbështetjen e qeverisë për Kamzën, Lideri i LSI-së theksoi se Kamza i ka të gjitha mundësitë të bëhet një model i integrimit shoqëror dhe i emancipimit shoqëror.

“Mbështetja jonë, e Qeverisë, e Parlamentit, e mazhorancës do të jetë e jashtëzakonshme për të gjitha projektet e Kamzës në infrastrukturë. Në mënyrë të veçantë për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. Dhe për këtë qeveria shqiptare ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me KFW-në e Gjermanisë dhe ky është një projekt që do të realizohet, sepse është vullneti i qeverisë shqiptare, por do të jetë edhe bashkëpunimi i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, z. Safet Gjici”, tha z. Meta.

Më tej, Kryetari i LSI shprehu bindjen se Safet Gjici është njeriu i duhur për Bashkinë e re të Kamzës.

“Të zgjedhim njeriun e duhur që ecën në drejtimin e duhur dhe që di të bashkëpunojë me komunitetin, që di t’i dëgjojë dhe t’i respektojë njerëzit. Që nuk i ndan, por përkundrazi, dhe që është i vendosur t’u shërbejë njësoj pa dallim feje, krahine dhe ideje politike. Këto janë zgjedhje vendore. Këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e komunitetit, problemet e përditshme.

Next Post

Vuçiçin “e trullos” Shqipëria: Nuk do marr më gaz nga Rusia si më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Do të zgjidhja sërish të njëjtën jetë”/ Gjergj Leka rrëfen përvojën e pazakontë të punës me 2700 vajza

Do të zgjidhja sërish të njëjtën jetë/ Gjergj Leka rrëfen përvojën e pazakontë të punës me 2700 vajza

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com